Aktualitet

Soreca Konferenca Ndërqeveritare të mblidhet në fund të vitit,të zgjatet vettingu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 20/10/21 |
Opi Nion

Ambasadori i BE, Luigi Soreca në konferencën për media të mbajtur me kryeministrin Edi Rama tha se vonesat për hapjen e negociatave do të kenë një ndikim negativ për vetë BE. Ai u shpreh se po punohet që Konferenca e parë Ndërqeveritare të mbahet para fundit të vitit, ndërsa theksoi se duhet të zgjatet vettingu.

“Në raport thuhet se Shqipëria ka vijuar me përparime për reformat që kanë të bëjnë me BE dhe me rezultatet e prekshme. Raporti konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Ne theksojmë se konferenca e parë duhet të mblidhet sa më parë, para fundit të vitit.

Po punohet me shtetet anëtare për të kaluar ato çështje dyaplëshe.  Shtyrjet e negociatave do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE.

Sa i takon sundimit të ligjit raporti tregon se rezultate konkrete kanë vijuar me reformën në drejtësi. Kjo punë për reformat duhet të vijoj. Ne presim një bilanc të zbatimit të ligjit. Në raport thuhet se Shqipëria është 100% në përputhje me politikën e BE për çështjet e jashtme dhe të sigurisë.

Liria e fjalës, kjo atmosfere e sulmeve verbale dhe veprimet kundër gazetarëve nuk duhet të  vijojnë dhe duhet pavarësi për rregullatorin e medias. Vetërregullimi i mediave online duhet të bëhet dhe qeveria duhet të angazhohet për ligjin e medias që duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Venecias.

Duhet të miratohen ligjet për pakicat si dhe procesi i regjistrimit të pronave. Edhe kompensimi duhet të avancojë.

Komisioni është i mendimit që ka ardhur koha për të patur konferencën ndërqeveritare, përpara fundit të vitit.

Është vendimtare që Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet. Fusha kyçe është procesi i vettingu dhe zgjatja e tij, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Soreca.

Pas