Aktualitet

Soreca: Disa probleme teknike, administrata zgjedhore ka funksionuar mirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 25/04/21 |
el ida

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, në mbyllje të procesit zyrtar të votimit në Shqipëri, ka bërë të ditur se administrata zgjedhore ka funksionuar mirë dhe pa probleme, me përjashtim të disa problemeve teknike me pajsijet e identifikimit biometrik.

“Ka qenë një ditë e gjatë e nisur që në 7 të mëngjesit në Tiranë dhe që u mbyll po në 7 në Tiranë. Përveç disa problemeve teknike me pajisjet e identifikimit biometrik, ne kemi parë që administrata zgjedhore ka funksionuar mirë dhe pa probleme. 50 anëtarë të grupit tonë të BE, që po vëzhgojnë zgjedhjet në pjesën dërrmuese të Shqipërisë, do të vazhdojnë edhe procesin e mbylljes së qendrave të votimit dhe procesin më pas.  Të gjithë informacionin do t’ja kalojmë komisionit të OSBE-së, që nesër do të bëjë vlerësimin paraprak të zgjedhjeve”, tha Soreca.

Kreu i delegacionit të BE, vlerësoi veçanërisht pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në zgjedhje.

“Mua personalisht më është dukur që qytetarët shqiptarë e kanë kuptuar që kjo ka qenë një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë”, tha Soreca./Opinion.al

Pas