Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soreca dhe Kim tek kreu i ri i KED:Kushtetuesja, kusht për bisedimet me BE

2020/06/30 at 4:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Soreca dhe Kim tek kreu i ri i KED:Kushtetuesja, kusht për bisedimet me BE

Largimi i Ardian Dvoranit nga KED duket se nuk e ka bllokuar punën e këtij institucioni në procesin e zgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.


Ngritja e saj është një nga çështjet kryesore të cilat priten të zgjidhen dhe një gjë e tillë u nënvizua në kërkesat e Parlamentit Europian si dhe opinionin e Komisionit të Venecias.

Sipas ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, opinioni i Komisionit të Venecias është “mundësi për tu dakordësuar se si të përparohet për të siguruar funksionimin” e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadori i Bashkimit Europian, bashkë me homologen e tij amerikane, Yuri Kim, u takuan këtë të martë me Vitore Tushën, nënkryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që tani do të marrë drejtimin e mbedhjeve pas largimit të Ardian Dvoranit.

“Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është kusht kyç për bisedimet e pranimit në BE, si dhe për demokraci dhe stabilitet në Shqipëri. Roli i KED për ta vënë me shpejtësi në lëvizje procesin është thelbësor. Presim vlerësim të shpejtë dhe renditjen e kandidatëve për tre vendet e lira në GjK. Opinioni i Komisionit të Venecias është mundësi për tu dakordësuar se si të përparohet për të siguruar funksionimin e GjK, që është i vetmi institucion që mund të interpretojë Kushtetutën & vendosë për konfliktet kushtetuese. Fryma e reformës në drejtësi ka të bëjë, para së gjithash, me vetëqeverisjen & pavarësinë. KED është krijuar për këtë qëllim & renditja & vlerësimi i kandidatëve duhet të jetë profesional dhe i pavarur. Roli i KED 2020 është që të konsolidojë institucionin dhe praktikat e tij, si dhe të sigurojë që publiku të ketë besim të plotë te procesi dhe vendimet. BE qëndron përkrah Shqipërisë dhe të ardhmes së saj si anëtare e BE-së.”, shkroi Soreca në Twitter.

Ambasadorja Kim tha se SHBA do të mbështesë të gjithë ata që kanë kaluar vetingun. “Respekt për gjykatësen Tusha për vendosmërinë e saj për të zbatuar reformën në drejtësi. Shtetet e Bashkuara mbështesin fort atë dhe gjykatësit e prokurorët e tjerë që kanë kaluar vetingun. Ka ardhur koha që institucionet të tregojnë pavarësi dhe integritet”, shkroi ajo në Twitter.

Takimi i dy ambasadorëve me kreun e ri të KED, vjen pas kritikave që Komisioni i Venecias shprehu në opinionin e tij për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Ndër të tjera Venecia shprehej se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi “nuk funksionoi në mënyrë transparente” dhe se me dërgimin e listave jo në një kohë tek Presidenti dhe Kuvendi “shkaktoi incidentin e madh procedural”.

Po ditën e sotme, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta kanë zhvilluar një takim me kërkesë të këtij të fundit. Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre. Kryeparlamentari Ruçi theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
Bota

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

24 Dhjetor, 2025 10:36 am
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
Aktualitet

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

24 Dhjetor, 2025 10:04 am
Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
Aktualitet

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

24 Dhjetor, 2025 9:48 am
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian
Bota

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

24 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përmbytje masive në jug të Francës
Bota

Përmbytje masive në jug të Francës

24 Dhjetor, 2025 9:32 am
Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar
Aktualitet

Revista britanike: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

24 Dhjetor, 2025 8:59 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Dhjetor, 2025 8:58 am
Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Para
Video/ Ashpërsohet debati në studio, Fevziu i ul mikrofonin deputetit Noka

Opinion/ Thaçi përgjigjet për akuzat!

Operacioni anti-drogë italo-shqiptar, ja kush u arrestua në Shqipëri

Operacioni anti-drogë italo-shqiptar, ja kush u arrestua në Shqipëri

Donald Trump shkruan se protestuesit në Francë thërrasin “Duam Trump-in”

Gazetari publikon përmbajtjen e bisedave të Trumpit me Putin dhe Merkel
















TE FUNDIT

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
24 Dhjetor, 2025

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit më shpejt se sa pritej në tremujorin e tretë, e nxitur nga shpenzimet...

Lexo më shumë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
24 Dhjetor, 2025

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës...

Lexo më shumë

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA

Shqipëria merr sistemet Javelin nga SHBA
24 Dhjetor, 2025

Shqipëria ka marrë sistemet raketahedhës Javelin nga Shtetet e Basskuara të Amerikës, një “dhuratë” për ushtrinë tonë që sipas ministrit...

Lexo më shumë

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë
24 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Behgjet Pacolli është shprehur se në aeroportin e Vlorës po rikthehet normaliteti. Komentet Pacolli i bëri përmes një postimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com