Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përmes një postimi në “Twitter”, u ka bërë thirrje partive politike që të arrijnë një dialog mes tyre.
Soreca shprehet se politika duhet të angazhohet për të mbrojtur interesat e popullit si dhe të çojnë përpara integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t’u bërë deri në qershorin e ardhshëm. Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t’u angazhuar në dialog. Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së”.
Kujtojmë që deklarata e ambasadorit Soreca vjen pas vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE-së në vendin tonë./ Opinion.al E.Xh.