Vetëm pak javë na ndajnë nga nisja e Eurovizionit ku këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Kthehu Tokës”.
Një prej personazheve të njohur shqiptar, që e ka mbështetur Maliqin është sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho. Në rrjetet e saj sociale Jaho ka bërë thirrje që të mbështetet kënga “Kthehu Tokës” dhe artistja Jonida Maliqi.
Ndërkohë këngëtarja e ka shprehur kënaqësinë për këtë postim duke shkruar: “E nderuar për mbështetjen tuaj Diva, Ermonela Jaho”,-përfundon Jonida./Xh.K/Opinion.al/