Te Fundit

Sonte në“Opinion”: Dorëheqja e ministrit Naço dhe video-dëshmia mbi kontrabandën e cigareve në dogana


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:36 - 10/11/15 |
b.f

Sonte në “Opinion” do të diskutohet dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço. Cilat ishin arsyet që e çuan Nasip Naçon drejt dorëheqjes? A ishte dorëheqja e Naços një sinjal i Metës drejt Ramës, për të kryer ndryshime të reja në kabinet? A ishte imponimi i figurës së Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë, një tregim muskujsh i Metës ndaj Ramës? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të jenë në qendër të bisedës në “Opinion” ku të ftuar do të jenë analistët Andrea Stefani, Agron Gjekmarkaj, Artan Hoxha dhe Lorenc Vangjeli. Pjesa e dytë e “Opinion” i kushtohet video-dëshmisë së doganierit Ilir Çela në Durrës i cili akuzon drejtëpërdrejt drejtorin e doganës Durrës për implikim në kontrabandën e cigareve. Sipas ish-doganierit sabotimi niste që nga aktkontrollet që kryeshin. Ja një nga dëshmitë që do të dëgjoni sonte në mbrëmje e cila tregon se si kryhet kontrabanda. “Një rast flagrant është në terminalin e Tiranës, që ishte ditë e shtunë dhe Croën Agents do të kontrollonte një kontenier ditën e hënë sepse të shtunën mbyllej më shpejt puna dhe të dielën ishte pushim. Dhe të hënën kur erdhën anglezët kontenieri kishte mbaruar kontrollin dhe kishte dalë, se kush e kishte bërë kontrollin nuk u mor vesh. Dhe ky është një rast për të cilin është vënë në dijeni edhe kryeminsitri sepse i ka shkuar raporti nga britanikët.”

KOMENTO (6)

Shkruaj nje koment

  1. Gazetari Collaku ka qejf te beje investiguesin por i mungojne faktet. KOntrabanden ne Kapshtice e kryejne doganieret ne bashkepunim me krimin ekonomik dhe Shkb. Fakti konkret eshte qe shefi i shkb-se ne Korce dhe qe rri ne Devoll shkon cdo dite nga ora 5 deri ne 8 mbasdite ne dogane. Ne date 15/10/2015 nga komandanti i doganes eshte kapur nje makine me cigare te padeklaruara ne dogane, e cila eshte kontrolluar imtesisht ne garazhd. pas kontrollit i jane gjetur 200 steka cigare, dhe per kete jane bere dokumenttat gati por ka qene pengese nje doganier qe quhet Hodo, dhe pasi komandanti ska dashur te degjoje Hodon ka edhur shefi i shkb-se Turi me makinen e policise dhe ka bere presion komandantit te doganes per ta leshuar kete makinen me cigare. fakti eshte se ne dogane e dine te gjithe kete problem, por nuk hapin goje se hodo, turi, etj kompani jane bere si bande duke futur materiale nga dogana si te akcizes deri tek solucionet e lavazhove.
    verifikimet e cigareve per daten konkrete jane te filmuara nga kamerat e doganes.

    me rrespekt anonimi

  2. Mendoj se doreheqja e ministry Naco eshte perplasje midis Metes dhe Rames duke u bazuar ne komentet e Metes: Ne te ardhmen do degjoni dyshe Meta-Rama dhe Jo Rama-Meta.

Pas