TIRANE- Në emisionin e së enjtes në “Opinion” do të vazhdojë të trajtohet afera e CEZ, por kësaj radhe i fokusuar tek ajo ç’ka u firmos mes qeverisë Rama dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, 2 vite më parë. Marrëveshja e Qeverisë me CEZ do të diskutohet nga një panel analistësh politik dhe gazetarësh. Të ftuar do të jenë: Andrea Stefani, Andi Bushati, Artur Zheji, Prec Zogaj, Baton Haxhiu dhe Artan Hoxha.