TIRANE- Mbrëmjen e të enjtes (10 Mars) në studion e Opinion, përballë gazetarit Blendi Fevziu, do të jetë Kryeministri i vendit Edi Rama. Në valën e debateve për zgjedhjet në parti, Rama do të flasë për zhvillimet në PS, kundërshtarin Blushi dhe mbështetësit e tij. Gjithashtu, dekriminalizimi, drejtësia dhe akuzat e opozitës do të jenë në fokus të intervistës. Shëndetësia dhe arsimi, parku i Liqenit, etj. do të jenë pjesë e pyetjeve. Ndiqni sonte Kryeministrin Edi Rama në ora 21:00 në TV Klan dhe bëhuni pjesë, duke dërguar pyetje për të.