Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sonte në Akademinë Marubi, filmi francez i inspiruar nga Ismail Kadare

2016/01/13 at 7:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sonte në Akademinë Marubi, filmi francez i inspiruar nga Ismail Kadare

Një rast të tillë kërkon ta ripërtërijë si një afri motivuese edhe regjisori francez me filmin “ Hi dhe gjak”, të ndërtuar mbi veprën e Kadaresë.

Në vitin 2009, regjizori francez Fanny Ardant projekton në 105 minuta një film mbi fatet e hidhura, mbështetur në esenë e Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”. Titulli është po aq dramatik, “Hi dhe gjak” i ndërtuar si një fabul kanunore; si fillon spiralja e dhunës, e vazhdon në mënyrë të pandalshme duke u larë gjaku me gjak. Më 13 janar filmi shfaqet në Akademinë e Filmit, Marubi

Eskili nuk mund të lexohet çdo ditë, si duket rileximi i tij instinktivisht përbën një “akt të zgjedhur”…disa shënime epike që nxisin këtë gjendje të veçantë shpirtërore duke kërkuar po aq historinë, të procesuar si reflektim nga Kadare, ka finalizuar një “akt të zgjedhur”. Kjo ka ndodhur në 2009 nga regjizori francez Fanny Ardant duke krijuar dramën 105 minuta mbi esenë e Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”. Titulli është po aq dramatik, “Hi dhe gjak” e ndërtuar mbi një fabul kanunore; si fillon spiralja e dhunës, e vazhdon në mënyrë të pandalshme duke u larë gjaku me gjak. Më 13 janar filmi do të projektohet në Akademinë e Filmit, Marubi, ku luajnë aktorët Ronit Elkabetz, Marc Ruchmann, Abraham Belaga, Claire Bouanich, Olga Tudorache, Ion Besoiu.

Ardant u jep francezëve një version origjinal të fatit të hidhur, një film me të cilin ka konkurruar edhe në Kanë. Filmi është i errët, përshtatur në një dramë marsejeze. Judith jeton në Marsejë me tre fëmijët e saj, e dëbuar që nga vrasja e burrit të saj shumë vite më parë. Rezistenca e saj, pas vite e vite refuzimi, e bën Judith të thyhet, duke pranuar të shohë familjen e bashkëshortit, pavarësisht nga frika dhe sekretet e saj. Ajo plotëson dëshirën e fëmijëve për të kaluar një verë në vendin e tyre, me qëllimin për të zbuluar rrënjët dhe historinë e tyre. Por kthimi i gruas rezulton fatal. Gruaja ngjall urrejtjet mes klaneve e rivalëve të vjetër. Dhuna është e pashmangshme, gjaku respektohet sipas rregullave kanunore, duke kërkuar gjak. Titulli i ashpër i regjisorit francez mbetet si një simbolikë fatale, e pamëshirshme.
Ndërsa vepra eseistike e Kadaresë, mban në fashë fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit duke dhënë përmes kësaj simbolike në një kohë tjetër, figurën e diktatorit, si dhe afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës. Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek, ndonëse sipas tij, shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun për shkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.

Në fillim shkrimtari përshkruan se si është Eskili, si është dhoma e punës së tij. Shumë gjëra për të s’mund t’i dijë askush. Ai dilte në treg ose në vendin ku mblidheshin aktorët për të marrë të reja nga letërsia. Më pas ai u kthye në dhomën e punës ku kishte dëgjuar nja tridhjetë vargje të një poeme të lashtë; një poemë për tmerrin e vdekjes.

Në fakt, çfarë ka ndarë shkrimtarin shqiptar nga kjo natyrë evokuese lidhet me komunikimet kulturore, si një mundësi zbulimi dhe ngjashmërish mes popujve e kulturave. Një rast të tillë kërkon ta ripërtërijë si një afri motivuese edhe regjisori francez me filmin “ Hi dhe gjak”, të ndërtuar mbi veprën e Kadaresë.

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Greqi/ Shqiptarja vrau nënën dhe u arratis

Greqi/ Shqiptarja vrau nënën dhe u arratis

Bima “magjike”, kuron depresionin, traumat dhe infeksionet gjinekologjike

Bima "magjike", kuron depresionin, traumat dhe infeksionet gjinekologjike

Teknologjia do të na bëjë të pavdekshëm?!

Teknologjia do të na bëjë të pavdekshëm?!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com