Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Soni dhe Klevi të dashuruar/ Djali beqar, që llaston mamin bukuroshe

2017/02/21 at 8:40 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Soni dhe Klevi të dashuruar/ Djali beqar, që llaston mamin bukuroshe

Ai është shpirti i saj binjak. Gjithmonë pranë, në paskuintat e një koncerti apo festivali, në biznesin e tyre të përbashkët (një nga lokalet e rrjetit të famshëm “Sophie”), apo duke shijuar një gotë me miqtë në lokalet e natës në Tiranë. Fotografi ynë e kapur çiftin më të komentuar të vitit që lamë pas, Soni Malaj dhe të fejuarin e saj Klevi, në lokalin ku këndon mikesha Eneda Tarifa, e cila ishte njëkohësisht autorja e teksit të këngës “Për vete më mbaj”, me të cilin Soni konkurroi në festivalin “Kënga Magjike 2016”.


Artistja u rikthye në këtë garë pas shtatë vitesh mungesë duke rrëmbyer kupën e çmimit “Best Perfomance”, dhe e meritonte pasi mund të themi se ishte e vetmja këngëtare që kishte nisur përgatitjet për muaj të tërë, një alternim i ushtrimeve të zërit dhe palestrës. Rikthimi në këtë skenë ku artistët votojnë për njëri-tjetrin përkonte me momente të bukura në jetën e saj, pas fejesës në qershorin e kaluar me partnerin e ri, Klevin, një djalë i panjohur në publik, por jo për ata që frekuentojnë kafet apo club-et e zonës së ish-Bllokut në Tiranë. Ata u fejuan pas një viti që shoqëroheshin rregullisht me njëri-tjetrin, ndërkohë që për të gjithë miqtë e tyre të afërt janë çifti i dashuruar kokë e këmbë.

Kjo duket edhe nga këto foto ekskluzive që po botojmë në revistën “Story”, ku duket se nuk rrinë dot asnjë moment pa u përqafuar e puthur, edhe pse në tavolinë janë të pranishëm miqtë e tyre. Për të gjithë ata që e njohin Klevin, ai është një djalë beqar, i qetë dhe me gjendje të mirë ekonomike. Po si e gjetën njëri-tjetrin? “Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët. Ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Takimi ishte krejt i rastësishëm. Pas festës (ditëlindjes së mikeshës), unë po prisja rojen e parkingut për të marrë makinën. Aty ai kaloi. Unë e pashë në errësirë, atij i shndritën sytë dhe buzëqeshi”, tregoi Soni. Më e rëndësishmja është që ai është shumë i dedikuar pas artistes, duke e shoqëruar jo vetëm në eventet brenda vendit, por edhe në udhëtimet në Itali e vende të tjera. Kjo histori e re dashurie pas divorcit nga balerini italian, Mirko Luccarelli u komentua si “dielli pas shiut”, pasi ajo vetë u shpreh se divorci nuk ishte aq i thjeshtë për të.

Pas disa viteve martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e tyre gati 5 vjeçare Anna, Soni Malaj u nda nga balerini në 2015- ën. Këngëtarja pranoi publikisht vitin e shkuar se martesa kishte marrë fund, por të vërtetën e ndarjen e tregoi në vjeshtë. E ftuar në një emision në Kosovë, pyetjes së një prej fansave për arsyet e ndarjes, këngëtarja u shpreh: “Nuk e di pse jam ndarë, vërtet nuk e di. Ndarja nuk erdhi nga unë”, duke rrëfyer kështu qartë se në të vërtetë ishte Mirko ai që i kishte dhënë fund martesës. Gjithsesi Soni ka ditur të ecë përpara, pasi tani duket e lumtur pranë Klevit, djalit simpatik nga Tirana./story

Soni-Malaj-1-1

Etiketa: klevilidhjasoni malaj


Ju sugjerojmë

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza
InstaBIZ

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez drejt altarit, sa kushtoi unaza

12 Gusht, 2025 7:28 pm
U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim
InstaBIZ

U rrah nga dasmorët, reagon për herë të parë Shpat Kasapi: Ishte keqkuptim

10 Gusht, 2025 10:57 am
John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…
InstaBIZ

John Cena tregon arsyen e transplantit të flokëve: Më ndryshoi jetën…

10 Gusht, 2025 8:10 am
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”
InstaBIZ

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

26 Korrik, 2025 5:42 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Para
Bashkëshortja e Bashës flet në çadrën e protestës, tregon sakrificat gjatë jetës

Bashkëshortja e Bashës flet në çadrën e protestës, tregon sakrificat gjatë jetës

E Fundit/ Çfarë po ndodh? Edi Rama në darkë me Ilir Metën

E Fundit/ Çfarë po ndodh? Edi Rama në darkë me Ilir Metën

Aktorja e “Portokallisë’ live në TV pas lindjes, tregon emrin dhe ndjesinë e veçantë

Aktorja e "Portokallisë' live në TV pas lindjes, tregon emrin dhe ndjesinë e veçantë
















TE FUNDIT

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
25 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shembja e objekteve të paligjshme nuk është vetëm një aksion i përkohshëm, por një...

Lexo më shumë

Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë

Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë
25 Gusht, 2025

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe...

Lexo më shumë

Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë

Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë
25 Gusht, 2025

Sulmet izraelite kanë goditur në Spitalin Nasser në Gaza këtë të hënë. Nga ky sulm u vranë të paktën 15...

Lexo më shumë

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?
25 Gusht, 2025

A ka bërë Serbia zyrtarisht ofertë për blerjen e aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS)? Kësaj pyetjeje nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com