Sondazhi i sotëm në Opinion.al, ngrinte pyetjen: “Kush ka përgjegjësi për gjendjen e drejtësisë në Shqipëri”?
Qytetarët shqiptarë kanë dhënë votën e tyre mbi secilën alternativë, duke nxjerrë si përgjegjës kryesorë gjyqtarët dhe prokurorët me 356 vota, më pas politikën me 345 vota, ndërkohë që 156 persona mendojnë se përgjegjëse është e gjithë shoqëria shqiptare.