Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sondazhi/ Shumica e demokratëve do të votonte për Presidentin Biden në 2024

2023/04/21 at 9:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Biden mesazh Begajt:SHBA e përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë në fushën kibernetike

Vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Joe Biden duhet të kandidojë përsëri në vitin 2024, sipas një sondazhi të fundit, por një shumicë e konsiderueshme e tyre thonë se ka shumë gjasa ta mbështesin nëse ai bëhet kandidati demokrat. Sondazhi i agjencisë Associated Press dhe Qendrës Kërkimore për Marrëdhënie Publike, NORC tregon se 26% e të gjithë amerikanëve duan që zoti Biden të kandidojë sërish – një rritje e lehtë nga janari kur kjo shifër ishte 22%.


47 për qind e demokratëve thonë se duan që ai të kandidojë, një shifër që po ashtu ka shënuar rritje nga janari, kur ishte pak më shumë se 37 për qind. Hezitimi mes votuesve demokratë vjen ndërsa presidenti Biden po përgatitet të shpallë zyrtarisht javën e ardhshme kandidaturën për një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2024, sipas personave që kanë dijeni për planin e tij. Pavarësisht nga rezervat që kanë shumë demokratë për një mandat të dytë të Presidentit Biden, 78% e tyre thonë se e miratojnë punën e tij në Shtëpinë e Bardhë. 81% e demokratëve pohojnë se do ta mbështesin zotin Biden në zgjedhjet e përgjithshme, nëse ai do të jetë kandidati i partisë së tyre, 41% thonë se do ta mbështesin patjetër dhe 40% thonë se ndoshta do ta mbështesin.

Intervistat me të anketuarit në sondazh lënë të kuptohet se hendeku pasqyron shqetësimet për moshën e zotit Biden, si edhe dëshirën e një brezi të ri demokratësh për një udhëheqje që pasqyron demografinë dhe vlerat e tyre. 80 vjeçari Biden, do të ishte 82 vjeç në ditën e zgjedhjeve 2024 dhe 86 vjeç në fund të mandatit të dytë presidencial. Ai është presidenti më i moshuar në historinë amerikane. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2020, zoti Biden u duk se la të kuptohej se do të shërbente vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, duke e paraqitur kandidaturën e tij si një urë për një brez të ri udhëheqësish demokratë.

Por gjatë kohës në detyrë, presidenti Biden e ka bërë gjithnjë e më të qartë synimin për të kandiduar për një mandat të dytë, duke thënë së fundmi javën e kaluar në Irlandë se ai “e ka marrë vendimin” dhe se do ta bënte atë të ditur së shpejti. Në kushtet kur situata në kampin republikan është kaotike, presidenti dhe këshilltarët e tij të lartë nuk kanë ndjerë ndonjë urgjencë për të njoftuar fillimin e fushatës.

Presidenti dhe këshilltarët e tij të lartë politikë do të takohen me donatorë demokratë në Uashington javën e ardhshme në një aktivitet që synon të konsolidojë kontributet financiare përpara fushatës së pritshme për rizgjedhje. Zoti Biden ka hedhur poshtë mëdyshjet e lidhura me moshën e tij, duke thënë se mjafton që votuesit të shohin punën e tij për të përcaktuar nëse është i gatshëm për të kryer detyrën. Ndërsa shumë demokratë e shohin moshën e zotit Biden si dobësi, të tjerë thonë se ajo është në fakt avantazh, duke përmendur përvojën e tij si senator, nënpresident dhe së fundmi si president.

Vlerësimi për punën e tij është aktualisht 42%, një përmirësim i lehtë nga 38% në mars. Presidenti Biden dhe ish-presidenti Donald Trump mund të përballen me rezistencë nga publiku në përgjithësi në zgjedhjet e përgjithshme. 65% e të rriturve amerikanë shprehen se nuk ka gjasa ta mbështesin ish-presidentin Trump, mes tyre 53% që onë se pa asnjë dyshim, që nuk do ta mbështesnin.

Pengesat për zotin Biden janë më të vogla, por gjithsesi thelbësore: 56% e amerikanëve thonë se nuk ka gjasa ta mbështesin presidentin Biden, përfshirë 41%, që thonë se janë të sigurt, që nuk do ta mbështesnin. Biden prej kohësh ka shprehur bindjen se nëse votuesit përballen me vendimin për të zgjedhur mes tij dhe një kandidati republikan, veçanërisht nëse bëhet fjalë për zotin Trump, shumica e elektoratit do të jetë në anën e demokratëve./VOA



Ju sugjerojmë

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kryesore

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

12 Qershor, 2026 1:35 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

SPAK sekuestron mbi 128 mln euro të noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

12 Qershor, 2026 12:51 pm
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

12 Qershor, 2026 12:01 pm
Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
Kronikë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

12 Qershor, 2026 10:56 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Para
Rrënimi i kishave të Voskopojës/ Premtime boshe, jo vepra për rijetëzim

Rrënimi i kishave të Voskopojës/ Premtime boshe, jo vepra për rijetëzim

Redon Makashi: Propozimi i parë me letër çamçakëzi

Redon Makashi: Propozimi i parë me letër çamçakëzi

Këto janë dy shenjat e horoskopit më me fat

Horoskopi për sot, 22 prill 2023
















TE FUNDIT

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
12 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se heqja e sanksioneve ndaj tij është në përputhje të plotë me ligjet...

Lexo më shumë

SPAK sekuestron mbi 128 mln euro të noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
12 Qershor, 2026

Vendimi gjyqësor për caktimin e 20 masave të sigurisë që po ekzekutohen nga SPAK dhe Policia e Shtetit është firmosur...

Lexo më shumë

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
12 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar arritjen e dakordësisë me Iranin. Trump tha se Irani ka rënë...

Lexo më shumë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
12 Qershor, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}