Sondazhi më i fundit tregon se amerikanët nuk kanë fare simpati për Hillary Clinton, kandidaten demokrate për Presidente në SHBA.
Edhe pse sondazhet e votave e nxjerrin atë para Trump-it, sa i përket perceptimit individual të njerëzve ajo qëndron pas, raporton panorama.
Kështu, 55 % e personave të anketuar nga rrjeti televiziv “ABC” kanë thënë se nuk kanë simpati për Clinton, ndërsa 41 % kanë thënë se e pëlqejnë dhe pjesa tjetër nuk ka dashur të përgjigjet.