Aktualitet

Sondazhi-Politikani më aktiv në PD/ Ja cila është renditja në përfundim të ditës së parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 00:12 - 26/11/15 |
b.f

Përfundimi i ditës së parë të sondazhit të hapur në Opinion.al: “Cili është politikani më aktiv në PD?”, ka gjetur në krye dy gra. Albana Vokshi dhe Jozefina Topalli kanë marrë respektivisht 589 dhe 579 vota, duke krijuar një shkëputje të ndjeshme nga politikanët e tjerë në listë. Në vend të dytë dhe të tretë gjenden Oerd Bylykbashi (248) dhe Astrit Patozi (218) të cilët ndiqen në vend të katërt nga Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Grida Duma. Kjo është edhe pesëshja e parë e cila duket se do të rivalizojë deri në fund. Ndërkohë që pesëshja e dytë kryesohet nga Arben Ristani me 96 vota, Jorida Tabaku 92, Edi Paloka 50 dhe Gent Strazimiri 39. Ndërkohë që më pak vota ka grumbulluar Edmond Spaho vetëm 9 të tilla. Ajo që bie në sy janë votat e pakta që kanë marrë dy nënkryetarët e Partisë Demokratike respektivisht Arben Ristani dhe Edi Paloka.

Ja edhe rezultati në ditën e parë të sondazhit

Albana Vokshi 589 vota

Jozefina topalli 579

Oerd Bylykbashi 248

Astrit Patozi 218

Grida Duma 178

Arben Ristani 96

Jorida Tabaku 92

Edi Paloka 50

Gent Strazimiri 39

Edmond Spaho 9

KOMENTO (6)

Shkruaj nje koment

Pas