Shqiptarët janë shprehur kundër urdhërit të marrë nga Presidenti Donald Trump, për ndalimin në kohë të pacaktuar të refugjatëve sirianë për të hyrë në SHBA, si dhe pengimin e vizitorëve dhe emigrantëve nga 7 shtete myslimane për të paktën 90 ditë, sipas sondazhit në Opinion.al.
Mbi 54 për qind, janë shprehur “Kundër” urdhërit të dhënë nga Trump. Ndërsa, “Pro”, kanë votuar vetëm 42.42 për qind e votuesve në Opinion.al.
2.81 për qind e votuesve kanë qenë të paqartë me vendimin e marrë nga ai, duke zgjedhur alternativën “Nuk e di”.
Urdhri është nënshkruar nga Donald Trump për ndalimin në kohë të pacaktuar të refugjatëve sirianë për të hyrë në SHBA, duke ç’bërë programin për refugjatët, si dhe pengimin e vizitorëve dhe emigrantëve nga 7 shtete myslimane për të paktën 90 ditë.