Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sondazhi i KE/ Shqiptarët populli më pesimist i Europës, duan të emigrojnë

2018/11/29 at 11:53 AM
në Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Sondazhi i KE/ Shqiptarët populli më pesimist i Europës, duan të emigrojnë

“Jeta është bërë kaq e komplikuar në ditët e sotme, sa pothuajse nuk mund të gjej rrugën time”. Është ky pohimi, për të cilin qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të vendeve kandidate janë pyetur nëse bien dakord apo jo, në një sondazh të Komisionit Europian për mbështetjen dhe përjashtimin social.

Si gjithnjë, shqiptarët nuk kanë “zhgënjyer” si më pesimistët e Europës. 53% e tyre janë përgjigjur se bien dakord ose shume dakord me këtë pohim. Përqindja më e lartë nga vendet e Europës. Dhe tre herë më e lartë sesa mesatarja europiane. Femrat janë më pesimiste sesa meshkujt shqiptarë, me përkatësisht 55% dhe 50%, që kanë rënë dakord me pohimin.

Nga vendet e rajonit, 20% e malazezëve mendojnë se jeta e tyre është e komplikuar. 34% e maqedonasve dhe 30% e serbëve. Më në terezi në Europë e kanë suedezët (vetëm 7% e shohin jetën si të komplikuar). Si dhe gjermanët (8%). Pas nesh, në Europë renditen rumunët (43%).

Edhe shqiptarët me të ardhura të larta (që grupohen në klasën 4) sërish nuk e gjejnë veten me 34% e tyre që janë dakord me pohimi, nga 9% që është mesatarja europiane për të njëjtin grup të ardhurash. Për klasën e parë, me të ardhura të ulëta, pohimit i janë përgjigjur pozitivisht 64% e të anketuarve shqiptarë (e dyta në Europë pas bullgarëve me 76%)/

Të gjithë shqiptarët nga të rinjtë tek të vjetrit, e shohin jetën të komplikuar. Por ata që nuk gjejnë rrugëdalje rezultojnë të moshuarit. 63% e grupmoshës nga 50-64 vjeç dhe 58% e asaj mbi 65 vjeç bien dakord me pohimin se jeta është shumë e komplikuar.

Nga të rinjtë e moshës nga 18-24 vjeç, 34% e shohin jetën të komplikuar. E dyta më e lartë në Europë, pas bullgarësve (me 36%).

E lartë është përqindja e grupmoshës aktive në forcë pune që nuk shohin rrugë dalje. 47% e grupmoshës 25-34 vjeç dhe 54% e grupmoshës 35-49 vjeç pohojnë se nuk e gjejnë rrugën e tyre. Një përqindje shumë më e lartë se shtetet e tjera të rajonit dhe mesatarja e BE-së.

Nga sondazhet e mëparshme rezulton se është pikërisht grupmosha e re, që ka një dëshirë të lartë për të emigruar. Sondazhi për Potencialet e Emigrimit i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert zbuloi se 52 % e popullsisë në grupmoshën 18 – 40 vjeç dëshiron të emigrojnë nga Shqipëria. Me një rritje me 8 pikë përqindje në krahasim me 2007.

Vrojtimi i Fondacionit tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish./Monitor

Etiketa: kepopullisondazh

Ju sugjerojmë

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
Sociale

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

2 Qershor, 2025 9:02 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
Sociale

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

20 Maj, 2025 9:41 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…
Sociale

39 vite pas shpërthimit në Çernobil/ Fizikanti: Në Shqipëri janë gjetur gjurmë…

30 Prill, 2025 11:13 am
Para
Kujtimet e priftit katolik: 29 Nëntor 1944, e premtja e zezë e Shqipërisë

Kujtimet e priftit katolik: 29 Nëntor 1944, e premtja e zezë e Shqipërisë

Video/ 4 minuta në ajër, piloti harron ta lidhë, turisti mbahet me duar

Video/ 4 minuta në ajër, piloti harron ta lidhë, turisti mbahet me duar

Jennifer Lopez gati për martesën e katërt?

Jennifer Lopez gati për martesën e katërt?

TE FUNDIT

“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona,të zhduken”/Hasani takim me homologun grek

“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona,të zhduken”/Hasani takim me homologun grek
3 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku u takua sot me...

Lexo më shumë

EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste
3 Qershor, 2025

Agjencia Evropiane e Policisë bëri të ditur se pas një operacioni të gjerë në fund të muajit maj, ka...

Lexo më shumë

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..

Operacioni antidrogë/“2 nga drejtuesit nga Vlora”, prokurori: Bazat në këto qytete..
3 Qershor, 2025

Në konferencën e përbashkët për mediat, prokurori i posaçëm Alfred Shehu bëri me dije se grupet kriminale të goditura kishin...

Lexo më shumë

Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt

Hapet një kuti votimi në Vlorë, procesi ishte i rregullt
3 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi këtë të martë kutinë nr. 4494/00 në KZAZ 85, në Vlorë, pas kërkesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com