Sondazhi i femrave seksi shqiptare, u mbyll mbrëmë live në “Opinion”, gjatë programit “Le të flasim për seksin”. Fituese e këtij sondazhi u shpall këngëtarja Ciljeta Xhilaga me 2742, kundrejt 1829 votave të moderatores, Marina Vjollca.
Për këtë sondazh votuan plot 11458 persona, shifër kjo shumë e lartë. Kjo ndoshta edhe për faktin që siç e përmendëm edhe mbrëmë me të ftuarit tanë, seksi shet dhe tërheq vëmendjen e të gjithë publikut, e veçanërisht atyre të rrjeteve sociale.