Agron Shehaj, drejtuesi i partisë Mundësia thotë se nga sondazhet që ka bërë, rezulton se forca politike që ai drejton do të marra 7 mandate deputeti në zgjedhjet e 11 majit.
Në emisionin “Opinion” ai tha se synimi i tij është i vështirë, por i arritshëm. Ai kujtoi gjithashtu edhe betejat kundërt Lulzim Bashës.
“Sondazhet që ne bëjmë na nxjerrin me rezultatin me 7 mandate. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të punojmë. E lehtë është të bashkohesh me partitë e mëdha, por unë nuk kam asnjë marrë asnjë gjë të lehtë. Unë kam qenë i vetmi që kam dalë kundër Bashës dhe i kam patur të gjithë kundër, të gjithë”,-tha Shehaj.