Sonda kineze që ka marrë mostra nga sipërfaqja e Hënës është ankoruar me sukses në anijen kozmike që po bën rrotullime rreth Hënës, raportoi media shtetërore.
Kapsula që barte gurë hënorë i është bashkuar anijes kozmike më 6 dhjetor, tha agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar Administratën Kombëtare të Kinës për Hapësirë.
Sonda që zbarkoi në Hënë më 3 dhjetor, u bë sonda e parë në katër dekada, që një sondë e ndonjë shteti mbledh mostra hënore, pas misioneve të Shteteve të Bashkuara dhe sovjetikëve në vitet e 60 dhe 70-ta.
Edhe një kapsulë me rreth 2 kilogramë gurë dhe pluhur hënorë pritet të zbarkojë në Kinë në mesin e dhjetorit.
Kina kishte kryer misione në Hënë edhe më 2013 dhe 2019. Programi hapësinor kinez shpreson që më 2022 të ketë ekipin e saj në një stacion hapësinor dhe eventualisht të dërgojë njerëz në Hënë.