-Kulturë

Solli “Vargjet Satanike” të Rushdie në shqip, Dudaj: U përdor nga Islami politik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 13/08/22 |
Opi Nion

Botuesja Arlinda Dudaj është pyetur gjatë një interviste lidhur me ngjarjen e rëndë, ku shkrimtari Salman Rushdie u sulmua me thikë në Nju Jork.

“Kjo që ndodhi na bën të mendojmë dhe reflektojmë shumë thellë se çfarë po ndodh realisht dhe sa të lirë jemi për të thënë atë që kemi për të thënë”, u shpreh botuesja për Euronews Albania.

Lidhur me botimin e librit të shumpërforlur “Vargjet satanike”, i sjellë në shqip nga shtëpia e saj botuese, Dudaj tha se edhe ajo ka marr një e mail kërcënues.

“Falë Zotit jetojmë në Shqipëri dhe në Shqipëri duket sikur është më e zbutur, të paktën kështu duket, ose njerëzit janë më të mirëkuptueshëm, por unë e kam thënë gjithmonë, mjafton të lexohet libri se po e lexove e kupton. Ai u përdor nga Islami politik”, u shpreh botuesja.

Kujtojmë se Irani ka ofruar 3 milionë dollarë për vrasjen e Rushdie pikërisht për shkak të botimit të këtij libri./Opinion.al

Pas