Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sokrati i bërtiste Jonidës në telefon: Pse më tradhëton?

2016/08/17 at 8:34 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sokrati i bërtiste Jonidës në telefon: Pse më tradhëton?

Biznesmeni 65­vjeçar, siç kanë dëshmuar personat që e njihnin, javët e fundit shfaqej i acaruar dhe i mërzitur, teksa tregonte se kishte një shqetësim. Një shqetësim, të cilin, me sa duket qartazi, nuk ia kishte shprehur askujt, por që kishte nisur ta ndante me partneren e tij, Jonida Çanaku. Dhe bërja prezent e dyshimeve që 65­vjeçari kishte për të dashurën 36 vjet më të re, kishte sjellë, me sa duket, edhe acarimin e marrëdhënieve në çift deri në krim.

Biznesmeni i farërave bujqësore, Sokrat Shani, 65 vjeç, mbyti të dashurën e tij, Jonida Çanaku, 29 vjeçe, tri ditë më parë. Krimi ndodhi pasi biznesmeni dhe e dashura u takuan e qëndruan së bashku në shtëpinë që motra e Sokrat Shanit kishte në Golem të Kavajës.

Aty biznesmeni mbyti të dashurën, ndërsa të nesërmen, më 15 gusht, në orët e mëngjesit, vrau veten në banesën e tij, në fshatin Krutje, në Lushnjë. Duke qenë se dy protagonistët e lidhjes kanë vdekur, versioni i ngjarjes është mësuar nga dëshmitarët.

Disa foto të publikuara dje nga Policia tregojnë Jonida Çanakun në shtratin ku u gjet e vdekur. Ajo është e zhveshur, ndërsa autori duket se e ka torturuar, pasi viktima ka shenja dhune në gjoks dhe në grykë, si dhe në shpatullën e majtë.

DËSHMITË PËR MOTIVIN

Burime nga Prokuroria e Lushnjës kanë thënë dje për gazetën “Panorama” se familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë në katin e parë kur kanë dëgjuar një krismë arme, rreth orës 06:00­06:30 dhe kur kanë shkuar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë.

Sipas Prokurorisë së Lushnjës, të afërmit shpjeguan se Sokrat Shani prej disa vitesh ka pasur lidhje dhe ka bashkëjetuar me shtetasen Jonida Canaku, lidhje kjo e njohur prej familjarëve të të dyja palëve.

“Prej disa kohësh, kur viktima, Sokrati, fliste në telefon, ata thonë se kanë dëgjuar që debatonte me Jonidën, duke u shprehur ‘pse më tradhton etj.’”, kanë thënë burimet e hetimit.

Sipas tyre, hetimi është duke vazhduar me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri tani, duket se nuk ka pasur dhe nuk ka ndonjë fakt konkret në lidhje me 29­vjeçaren Jonida Çanaku.

Hetuesit dyshojnë se 65­vjeçari mund të jetë fiksuar te ndonjë tradhti hipotetike nga e dashura 36 vjet më e re, për shkak të diferencës së moshës.

Burimet e hetimit bëjnë me dije se deri tani nuk ka dalë në dritë ndonjë fakt apo provë konkrete që ta mbështesë këtë pretendim të shfaqur nga të afërmit e Sokrat Shanit apo edhe nga vetë ai.

Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Kosova/ Masa të rrepta sigurie për vizitën e Biden, ja cilat rrugë janë bllokuar

Kosova/ Masa të rrepta sigurie për vizitën e Biden, ja cilat rrugë janë bllokuar

Pezullohet gjyqtari i sms-ve erotike

Gruaja e gjyqtarit “filozof” kanos denoncuesen: Hiq kallëzimin, ose...

Fotolajm/ Kur politika ta sjell në majë të hundës. Ja si e shprehin indinjatën votuesit e Peshkopisë

Fotolajm/ Kur politika ta sjell në majë të hundës. Ja si e shprehin indinjatën votuesit e Peshkopisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com