Socialistët kanë nisur festën për fitoren e bashkisë së Kukësit në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën, pas arrestimit të Safet Gjicit.
Teksa kishin mbetur edhe 2 kuti për t’u numëruar, kandidati Albert Halilaj është ngritur peshë nga simpatizantët socialistë, të cilët shpërthyhen në brohorima, pasi diferenca në vota me kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, është e madhe.
Më pas ai dhe Pandeli Majko, drejtues i PS-së për qarkun e Kukësit kanë pozuar me flamurin “Autochthonous”.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte me e ulët se më 14 maj, rreth 7% më pak, por nuk pati asnjë problem apo incident të shënuar.
Zgjedhjet në Kukës u zhvilluan pas videoskandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet, ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie intime me nje vajze në ambientet e zyrës së bashkisë.