Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin më 23 mars në Pallatin e Kongreseve. Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë. Mësohet se Kongresi do të jetë i ndarë në tre seksione kryesore, ku do të diskutohet bashkëqeverisja, qeverisja lokale dhe Pakti me Universitetin.
Gjatë Kongresit, pritet të prezantohet edhe lista e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë. Sipas programit, fjalën hapëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama, ndërsa i ftuar do të jetë edhe Fatos Nano./Opinion.al