Ndërsa e ka nisur këtë kongres duke patur në qendër të vëmendjes gruan, Partia Socialiste ka votuar unanimisht gjatë pasdites së të shtunës, ndryshimet në statut, duke futur në të edhe konceptin e bashkëdrejtimit burrë-grua, ku për çdo kryetar burrë do të ketë një bashkëkryetare grua.
Sipas një shpjegimi qëka bërë në media deputeti Alket Hyseni, në statut u vendos ndër të tjera edhe krijimi i Librit të Rregullave, që parashikon rregulloren e organeve të partisë, kodin e etikës, kodin e zgjedhjes dhe çdo udhëzim tjetër të nevojshëm për funksionin e organeve të partisë.
Ajo çfarë ra në sy fjalën e Hysenit, është se në këto ndryshime, parashikohet edhe kontrolli i integritetit dhe figurës, sipas të cilit, kush nuk reflekton të vërtetën dhe kush nuk tregohet i sinqertë për aktivitetin e tij, merr përsipër sanksionet jo vetëm në aspektin e përgjegjësise ndaj ligjit, por edhe me përjashtimin nga partia.
“Dokumenti u miratua njëzëri nga të gjithë dhe do ta ndihmojë PS-së për zgjedhjet, jo vetëm një forcë perfekte në organizim”, u shpreh Hyseni. /Opinion.al