Bota

“S’ndalen sulmet”, kryebashkiaku i Mariupolit: S’e di nëse babai im është gjallë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 03/03/22 |
Opi Nion

Qyteti kryesor port i Ukrainës, Mariupol,  është “afër një katastrofe humanitare” të mërkurën pas më shumë se 15 orësh bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit për BBC.

“Ushtria ruse po përdor të gjitha armët e saj këtu – artileri, sisteme të shumta lëshimi raketash, aeroplanë, raketa taktike. Ata po përpiqen të shkatërrojnë qytetin,” tha Serhiy Orlov.

Orlov tha se forcat ruse ishin disa kilometra larg qytetit nga të gjitha anët dhe kishin nisur sulme në infrastrukturën kryesore, duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në pjesë të qytetit. Një lagje banimi me popullsi të dendur në bregun e majtë të qytetit ishte “pothuajse plotësisht e shkatërruar”, tha ai.

“Ne nuk mund të numërojmë numrin e viktimave atje, por besojmë se të paktën qindra njerëz janë të vdekur. Nuk mund të hyjmë për të marrim të palgosurit. Babai im jeton atje, nuk e di nëse është gjallë apo i vdekur.”

Forcat ruse kishin shënjestruar sulme kundër stacioneve të pompimit dhe transformatorëve elektrikë, tha zoti Orlov, dhe kishte mungesa ushqimore në pjesë të qytetit – duke rritur frikën për një krizë humanitare që po afrohej./Opinion.al

Pas