Duket se Rihanna dhe Chris Brown i ulën kokën Snapchat.
Pasi askush nga përdoruesit nuk e pëlqeu ndryshimin që u bë në aplikacion, Snapchat publikoi një reklamë ku në qendër ishte sherri i bujshëm i Chris Brown me Rihanna-n vite më parë, kur kjo e fundit u dhunua shumë ashpër fizikisht nga reperi.
‘Do të doje të gjuaje me shpullë Rihannën apo me grusht Chris Brown?’ , -shkruhej në reklamë.
Vetëm shumë pak pasi kjo reklamë u publikua, një lumë kritikash vërshuan në ‘Tëitter’ duke e cilësuar si të pavend këtë veprim të Snapchat. Jo më kot, më pas kjo reklamë u fshi nga drejtuesit e aplikacionit dhe këta të fundit në një deklaratë për BBC kërkuan ndjesë publike.