Kryesore

“S’na intimidon me situatën në PD”/Debate në komisionin hetimor të inceneratorëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 19/01/22 |
Opi Nion

Mbledhja e Komisionit Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe atyre të PD.

Debati nisi lidhur me procedurat e ndjekura nga ky komision për shkresat e dërguara ndaj institucioneve të ndryshme dhe përgjigjet e marra.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, iu drejtua deputetët e opozitës duke thënë se ata nuk po e respektojnë ligjin. Ndërsa nuk kaloi pa iu përmendur edhe 8 janarin.

“Mos na bëni këtu sikur ju respektoni ligjin, ndërsa ne pala tjetër nuk respektojmë ligjin. Se iu pa e gjithë Shqipëria se çfarë bëtë më 8 janar. Kështu që kur të flasësh, bëj kujdes. Mësohu të njohësh ligjin dhe të mos e mbash veten mbi ligjin”,-tha Felaj.

I menjehershëm  ka qenë edhe reagimi i Jorida Tabakut, e cila iu drejtua Felajt duke i thënë se nuk do të lejonte që të përdorej situata e krijuar në PD për t’i ofenduar ata.

Nuk ju lejoj të ofendoni asnjë koleg, duke përdorur situatën brenda PD-së për të intimiduar dhe për të stopuar punën. Deri në fund këtu do të na keni”,-iu përgjigj Tabaku./Opinion.al

Pas