Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’mund të njolloset lufta e UÇK”, Blendi Fevziu: Akuza e trafikimit të organeve nuk ekziston! 

2025/02/18 at 6:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“S’mund të njolloset lufta e UÇK”, Blendi Fevziu: Akuza e trafikimit të organeve nuk ekziston! 

Në ditën e 17- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara përmes Richard Grenell e cilësuan të padrejtë burgosjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi.  

“Ai duhet të ishte i lirë, të festonte në Prishtinë”, tha I Dërguari Special i SHBA-ve. Teksa e cilëson tejet me vend këtë deklaratë, gazetari Blendi Fevziu thekson se ndaj “Thaçit apo ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë nuk ka asnjë akuzë për trafikim organesh”. 

“Ka vetëm një akuzë, si organizatë për arsye të komandimit. S’ka asnjë akuzë që ata të kenë kryer krime vetë. Akuza kryesore e trafikimit të organeve nuk ekziston”, u shpreh ai në një lidhje për Klan News. 

Tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një forcë që absolutisht nuk ka kryer krime, por ka mbrojtur popullatën e saj nga represioni i Sllobodan Millosheviçit. 

“Nuk ishte burgim për drejtësinë në Kosovë, por politik. Nga ana tjetër Këshilli i Europës nuk ka në akt-akuzë asnjë çështje për trafikim organesh. Pretendohet që ka qenë vendim politik. Prokurori dhe gjykatësi kanë thënë që “kemi frikë se mos Grenell e liron Hashin Thaçin”, që është skandaloze sepse ata nuk mund të rrinë bashkë. Grenell nuk është një ish-diplomat, është i Dërguar Special i SHBA-së për çështje të nxehta në botë, kështu që në këtë aspekt, Thaçi duhet të festonte në Prishtinë dhe jo pas hekurave. UÇK është një forcë që absolutisht nuk ka kryer krime, nuk ka vepruar jashtë territorit të Kosovës, ka mbrojtur popullatën nga një dhunë dhe represion shtetëror i organizuar dhe një spastrim etnik i përgatitur nga Sllobodan Millosheviç.” 

Sa i takon Gjykatës Speciale, u shpreh se në dijeninë  e tij “nuk mund të zhbëhet nga Parlamenti i Kosovës”. 

“Gjykatën Speciale askush nuk e kontrollon. Ligji është bërë në mënyrën më të marrë të mundshme. Nuk mund ta zhbëjë Parlamenti, bëhet vetëm me aprovimin e BE-së dhe shteteve të tjera. Natyrisht mund të tërhiqet akuza, ajo për të cilën duhet folur është që po kërkohet që drejtësia të mos ketë ndërhyrje politike.“ 

Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i cilësoi “njerëz me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën”, që asesi s’mund të harrohen. 

“Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, janë ngritur me koshiencë për të luftuar shtetin e Millosheviçit, nuk kanë qenë terroristë, po luftonin një polici që po bënte genocide. Janë ngritur publikisht për këtë, kanë qenë aleatë me NATO-n. 26 vjet pas lufte, gjithçka e ngritur është një marrëzi! Kur kam vizituar Thaçin s’kam folur për çështje që lidhen me gjykimin e tij, kam shkuar për solidaritet. Unë e di kontributin e tij në luftë dhe personave të tjerë. Jakup Krasniqi sakrifikoi jetën e tij për Kosovën. Unë s’kam pasur ndonjë raport me Rexhep Selimin, por të katërt janë njerëz me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. S’mund të harrohen njerëz të tillë! Kur flasim për histori, zhvishesh nga lufta politike. Politika e Kosovës nuk mund të shohë brenda gardhit të interesave të ditës, duhet të shohin përtej.” 

“Nuk mund të njolloset lufta e UÇK-së!”, përfundoi gazetari. 

Kujtojmë se Thaçi u arrestua më 5 Nëntor të vitit 2020 nga Gjykata Speciale, pasi u dorëzua vullnetarisht sapo u njoh me akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë dhe procesi kundër tij dhe disa udhëheqësve të tjerë të UÇK-së vijon. 

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Pas bisedimeve me SHBA-në, Ministri i Jashtëm rus i prerë: Rusia nuk do të pranojë trupa të NATO-s në Ukrainë 

Pas bisedimeve me SHBA-në, Ministri i Jashtëm rus i prerë: Rusia nuk do të pranojë trupa të NATO-s në Ukrainë 

SPAK në “shënjestër” të politikës? Fevziu: Secila palë bëhet agresive kur i bie pesha mbi kurriz 

SPAK në “shënjestër” të politikës? Fevziu: Secila palë bëhet agresive kur i bie pesha mbi kurriz 

Shqipëri, rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë

Shqipëri, rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com