Njësoj si Tefta e Shukrit edhe gruaja e gjyqtarit të Beratit që i dërgonte SMS një gruaje të divorcuar, ka dalë krah burrit të saj. Zonja me iniciale P. Çobo i ka bërë presion kallëzueses I.T. që të heqë denoncimin ndaj bashkëshortit të saj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku gruaja e gjyqtarit ka shkuar në shtëpi dhe i ka bërë presion 32 vjeccares I.T. duke i kërkuar të heqë dorë nga denoncimi
“Më datë 15.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen P.Ç, vjeç 58, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen “Çlirim”, në banesën e saj, ka kanosur shtetasen I.T, vjeç 32, të heqë dorë nga kallëzishyqymi i bërë ndaj bashkëshortit shtetasit Sh.Ç. Neni 311 i Kodit Penal.”