Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Smartfonët e mediat sociale po imponojnë krishtërimin të rishpikë vetveten

2017/03/01 at 6:04 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Smartfonët e mediat sociale po imponojnë krishtërimin të rishpikë vetveten

Nga Chris Stokel-Walker

Shumë të krishterë po preferojnë aplikacionet në vend të kishave, një eksperiencë të personalizuar të fesë krahasuar me doktrinën, intimen përballë publikes… Ky fakt ka ngritur shumë pikëpytje për të ardhmen e besimit më të madh fetar në mbarë botën.

Nëntë vite më parë kleriku Pete Phillips, Drejtor i Qendrës së Kërkimeve  për Teknologjinë Digjitale në Universitetin e Durhamit, u nxorr jashtë Katedrales së qytetit. Ai ishte duke lexuar Biblën në celularin e tij. Telefonat ishin të ndaluar në vendin e shenjtë dhe personi që e nxorri jashtë kishës nuk do ta besonte kurrë,  se për çfarë po e përdorte celularin. Tashmë lejohet që njerëzit të shkrepin fotografi dhe të përdorin telefonat në kishë për arsye devotshmërie.  Kjo sjellje ka ndryshuar, pasi t’u ndalosh njerëzve celularët është njësoj sikur t’u presësh krahët.

Rritja e numrit të aplikacioneve dhe rrjeteve sociale po ndryshon mënyrën e besimit të dy miliardë të krishterëve.

Pjesa më e madhe e kishave kanë një qasje krejt tjetër në lidhje me përdorimin e celularit, krahasuar me pak vite më parë.  Bibla e celularit po zëvendëson librin e Biblës. Tashmë priftërinjtë kanë llogari në Tweeter, profil në Facebook dhe disa prej tyre janë peshkopë blogerë.

Pranimi i smartfonëve dhe mediave sociale është i pashmangshëm. Ato po ndryshojnë mënyrën se si besimtarët praktikojnë fenë e tyre. Shumë njerëz të cilët lundrojnë në internet brenda kishave kristiane, zakonisht janë duke parë aplikacionin e Biblës të quajtur YouVersion, i cili është instaluar më shumë se 260 milionë here në mbarë botën që prej lançimit të tij në vitin 2008. Aplikacione të ngjashme ekzistojnë dhe për Kuranin.

“Një nga gjërat e para që bënë të krishterët me kompjuterin ishte hedhja e Biblës në formatin digjital”,- thotë Phillips.  Kjo Bibël e digjitalizuar më vonë u përshtat dhe për celularë.

Sipas kompanisë së aplikacionit YouVersion, njerëzit shpenzojnë më shumë se 235 miliardë minuta duke përdorur këtë aplikacion dhe kanë nënvizuar 636 milionë vargje. Por, të lexosh Biblën në këtë mënyrë mund të ndryshojë sensin e njerëzve për të.

Rrjetet sociale kanë decentralizuar aktivitetet fetare. Për disa besimtarë,tashmë nuk është më e nevojshme të fusin këmbën në kishë.  Sipas një sondazhi të Qendrës së Kërkimeve PEW në Shtetet e Bashkuara, një në pesë persona të identifikuar si katolikë dhe një në katër protestantë nuk kanë marrë pjesë kurrë  ose kanë marrë pjesë shumë pak në shërbimet e organizuara fetare.

Aplikacionet dhe mediat sociale lejojnë një lidhje private të besimit ndërmjet personit dhe ekranit të celularit. Aftësia dhe mundësia për të zgjedhur atë ç’ka duan shmang doktrinën.

“Njerëzit po kërkojnë një eksperiencë më të personalizuar të fesë”, – shprehet Heidi Campbell nga Universitetit i Teksasit, e cila studion besimin fetar dhe kulturën digjitale.

“Interneti dhe mediat sociale  ndihmojnë njerëzit  të merren me besimin në mënyrë më konkrete. Njerëzit kanë më shumë akses në shumë informacione dhe mund të krijojnë një shteg dhe ritëm shpirtëror më të personalizuar”, – thotë Campbell. “Njerëzit e përdorin internetin për të provokuar debate në lidhje me fenë dhe besimet e afirmuara”.

“Ka ende shqetësim se postimet e shkurtra nuk janë mënyra e duhur për të përfaqësuar konceptet komplekse dhe delikate. Në video paksekondëshe dhe statuse me pak fjalë, je i detyruar të kondensosh mendimet”, – thotë Campbell. “Tendenca është që mesazhet të jenë më të thjeshta dhe sterotipe”.

Besimi i të gjitha feve, jo vetëm i krishtërimit, po bëhet gjithnjë e më pak nëpërmjet predikimit të klerikëve.

Njerëzit kanë pritshmëri të caktuar se si duket një komunitet fetar dhe sa liri ato kanë dhe institucionet fetare kanë dy rrugë; ose të përshtaten me të ose të mbeten një përjashtim.

Krishtërimi ka “rishpikur” dhe përshtatur doktrinën e tij për afro 2.000 vjet. Smartfonët dhe mediat sociale janë zhvillimi më i fundit që mund të imponojnë një ndryshim të ri.

Përshtati në shqip nga BBC: Gerta Banushi/ VizionPlus

Etiketa: krishterimirishpikjateknologjia

Ju sugjerojmë

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Bota

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

13 Tetor, 2025 10:21 am
KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata
Aktualitet

KLGJ harton plan masash për rritjen e sigurisë në gjykata

13 Tetor, 2025 10:20 am
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn
Aktualitet

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, Von der Leyen takon Ramën dhe Begajn

13 Tetor, 2025 10:18 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

13 Tetor, 2025 10:16 am
Gaza/ Hamasi përleshet me klanin vendas, mbi 20 viktima
Bota

Gaza/ Hamasi përleshet me klanin vendas, mbi 20 viktima

13 Tetor, 2025 9:46 am
Para
Video/Enca tregon diçka më shumë nga marrëdhënia me Noizyn

Enca po e vuan shumë ndarjen nga Noizy, shprehet edhe publikisht…

I penduari i Rinasit/ “I informova, 300 mijë eurot shpërblim i harxhova në kazino”

I penduari i Rinasit/ “I informova, 300 mijë eurot shpërblim i harxhova në kazino”

HISTORIA/ Bëra seks me gruan e shokut të ngushtë, por nuk fshimë fotot dhe …

Ju dhëmb koka kur bëni seks, ja çfarë duhet të bëni

TE FUNDIT

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
13 Tetor, 2025

Mbahet sot në Shqipëri Forumi i parë i Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon...

Lexo më shumë

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
13 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
13 Tetor, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë ditën e sotme duke numëruar komunat ku kadidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë...

Lexo më shumë

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
13 Tetor, 2025

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe plani i rritjes ishin në qendër të bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com