Aktualitet

“S’ma mëson ti etikën profesionale”, Rama-gazetarit: Budallenjtë qeshin gjithnjë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 11/05/22 |
Opi Nion

Në konferencën e mbajtur ditën e sotme Kryeministri Rama është përplasur me një nga gazetarët e pranishëm.

Gazetari i lexoi kreut të qeverisë  përgjime të publikuara nga Bild ku implikohej edhe ministri Ulsi Manja dhe i tha se sa është e moralshme që ti bëhen kërkesa drejtësisë për hetime kur në krahun e majtë të Ramës ndodhet Ulsi Manja i akuzuar si i implikuar në dosjen 184. Kryeministri iu përgjigj me nje shprehje në latinisht.

Gazetari: Sa e moralshme është që ti bëni kërkesa drejtësisë kur në krahun tuaj të majtë ndodhet Ulsi Manja i akuzuar si i implikuar në dosjen 184 ku në përgjimet e Bild del me zë të pastër se deklaron dhe i premton favore Robert Agës ish drejtorit të komisariatit të Dibrës asokohe, kujtoj shprehjet këtu të zotit Manja “na duhesh për punë më të mëdhaja or burrë” dhe “na themi për më nalt o burrë”, dy premtime pasi ky i fundit ishte angazhuar në fushatë në 2016. Sot Manja është ngritur në detyrë, është ministër i drejtësisë, nuk është para asnjë institiuconi drejtësie.

Rama: Pse qesh kur e thua këtë apo ke paraysh se…

Gazetari ndërhyn nga vendi

Rama: Nuk ka nevojë se e dëgjova. Bëre një lloj diskursi që është jashtë etikës profesionale por s’ka problem. Pse qesh kur reciton këtu këtë.

Gazetari: Të lutem etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Nëse në pikturë mësohet etika profesionale më shumë se në gazetari ku kam studiuar edhe mund të vazhdoni.

Rama: Gjyshja ime thoshte “Ne le labbra degli stolti abbonda Il riso” (E qeshura është me bollëk në buzët e budallenjve). Përktheje kjo është përgjigjja ime.

Pas