Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sllovenia njeh shtetin e Palestinës

2024/06/05 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sllovenia njeh shtetin e Palestinës

Sllovenia është vendi më i fundit evropian që njeh shtetin palestinez.

Parlamenti slloven votoi të martën në mbështetje të kërkesës së qeverisë për të njohur shtetin palestinez, duke pasuar vendimet e ngjashme të Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.

Kryeministri i Sllovenisë ka thënë se ka përshpejtuar përpjekjet për të njohur shtetin e Palestinës si reagim ndaj zgjerimit të operacioneve të Izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Ofensiva njëmujore ka ndërprerë hyrjen e shumicës së kamionëve në Gazë me ndihma ushqimore, ilaçe dhe artikuj të tjerë për palestinezët që po përballen me urinë.

Në Gazën qendrore, ushtria izraelite tha të martën se trupat e saj të mbështetura nga sulmet ajrore kanë nisur një operacion tokësor në kampin e refugjatëve Bureij. Zyrtarët lokalë të spitalit thanë se një sulm në këtë kamp urban refugjatësh shkaktoi vrasjen e 11 palestinezëve, duke përfshirë tre fëmijë dhe një grua.

Sulmet ajrore izraelite dhe ofensivat tokësore në të gjithë Rripin e Gazës ndodhin në një kohë kur ndërmjetësit ndërkombëtarë po presin që Izraeli dhe Hamasi t’i përgjigjen një propozimi të ri për armëpushim dhe lirim të pengjeve, sipas Katarit, i cili ka luajtur një rol kyç në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë njoftimit të propozimit javën e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden tha se plani me tre faza ishte paraqitur nga izraelitët, megjithatë udhëheqësit izraelitë që atëherë janë distancuar nga propozimi dhe janë zotuar të vazhdojnë luftën për shkatërrimin e Hamasit.

Në operacionet e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 36 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, e cila në shifrat e saj nuk bën dallim midis luftëtarëve dhe civilëve.

Izraeli e filloi luftën në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Rreth 80 pengje të rrëmbyer më 7 tetor besohet se janë ende gjallë në Gazë, ndërsa 43 të tjerë kanë vdekur./VOA

Ju sugjerojmë

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..
Aktualitet

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..

22 Qershor, 2025 10:38 am
‘Të dënohen sulmet e SHBA’/ Irani: Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB
Bota

‘Të dënohen sulmet e SHBA’/ Irani: Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB

22 Qershor, 2025 10:19 am
Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
Aktualitet

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

22 Qershor, 2025 9:58 am
“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
Bota

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

22 Qershor, 2025 9:49 am
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane

22 Qershor, 2025 9:46 am
Zotohet Netanyahu: Do ta ndal programin bërthamor të Iranit me ose pa Trump
Bota

Bombardimet e SHBA/Netanyahu:Urime Presidentit Trump! Vendimi do ndryshojë historinë

22 Qershor, 2025 9:36 am
Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet mahnitëse: Një perlë e rivierës shqiptare

22 Qershor, 2025 9:10 am
Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..
Bota

Bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani: Do të ketë pasoja..

22 Qershor, 2025 9:09 am
SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…
Bota

SHBA-të bombardojnë centralet bërthamore iraniane, Trump: Ja qëllimi ynë…

22 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Para
Kufizime të reja për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë

Kufizime të reja për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë

Si është transformuar Pjetër Paçani, një nga 50 më të kërkuarit

Si është transformuar Pjetër Paçani, një nga 50 më të kërkuarit

Bie nga pallati, ndërron jetë punëtori në Vlorë

U hodh nga kati i dytë i pallatit, humb jetën gruaja në Fier

TE FUNDIT

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..

Fier/Gjenden 1000 mijë bimë narkotike, arrestohet 48 vjeçari. Çfarë iu sekuestrua..
22 Qershor, 2025

Gjenden dhe asgjësohen përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, në Fier 1000 bimë narkotike kanabis. Nga ana tjetër, policia sekuestroi...

Lexo më shumë

‘Të dënohen sulmet e SHBA’/ Irani: Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB

‘Të dënohen sulmet e SHBA’/ Irani: Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB
22 Qershor, 2025

Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo ka qenë kërkesa e Iranit, duke kërkuar të dënojë sulmet e...

Lexo më shumë

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj

Bregdeti “zien” nga pushues vendas e të huaj
22 Qershor, 2025

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues. Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA/Starmer kundër armëve bëthamore në Iran: Tryezë negociatash

“Parashikimet,Starmer mund të humbasë?”/Mbahen zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe
22 Qershor, 2025

Sir Keir Starmer, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar pas sulmeve amerikane kundër centraleve bërthamore iraniane gjatë natës. Starmer...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com