Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sllovenia do të organizojë samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

2021/05/26 at 5:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sllovenia do të organizojë samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha ka paralajmëruar se gjatë kryesimit të vendit të tij me Bashkimin Evropian, do ta kthejë fokusin nga procesi i zgjerimit dhe nga Ballkani Perëndimor.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Jansha tha se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë strategjike ndaj sfidave me të cilat përballet Evropa.

I pyetur rreth ideve për ndryshimin e kufijve në Ballkan, kryeministri slloven tha se “përgjigja më e mirë ndaj çështjes së kufijve është perspektiva e anëtarësimit në BE”, që sipas tij, e bën çështjen e kufijve më pak të rëndësishme.

Jansha ishte në krye të Qeverisë së Sllovenisë edhe në vitin 2008, kur ky shtet për herë të parë kishte marrë kryesimin e BE-së. Ai tha se që nga zgjerimi i madh i BE-së, kur shteti i tij u bë anëtar i bllokut evropian, e deri më sot, vetëm një shtet ka arritur të integrohet në BE (Kroacia, më 2013) dhe kjo dëshmon se zgjerimi është në fund të prioriteteve të BE-së. Jansha tha se Sllovenia dëshiron ta ndryshojë këtë gjë gjatë gjashtë muajve të kryesimit të Këshillit të BE-së.

Sipas kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi strategjike për BE-në, sidomos duke pasur parasysh se ka edhe faktorë të tjerë që tentojnë të kenë ndikim në këtë rajon.

Ai tha se Sllovenia mbështet edhe zgjerimin e zonës së Shengenit, apo zonës së lëvizjes së lirë, pa viza. Në këtë drejtim ai ka thënë se mbështet edhe anëtarësimin e Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen sepse sipas tij, kjo do ta rrisë sigurinë e BE-së.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Jansha ka konfirmuar se gjatë kryesimit të Sllovenisë do të zhvillohet edhe një samit i veçantë mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky samit do të zhvillohet në Slloveni më 6 tetor, tha Jansha.

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim mes kryetarëve të grupeve punuese të Parlamentit Evropian dhe Qeverisë së Sllovenisë rreth përgatitjeve për presidencën sllovene të BE-së. Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli tha se Parlamenti do të mbështesë Slloveninë në realizimin e prioriteteve të saja gjatë gjashtë muajve sa do të kryeson BE-në./ REL

Etiketa: ballkani perendimorbeSllovenia

Ju sugjerojmë

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
Bota

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

20 Gusht, 2025 10:37 pm
Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
Rajoni

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

20 Gusht, 2025 10:14 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

20 Gusht, 2025 9:40 pm
Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
Bota

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

20 Gusht, 2025 9:21 pm
Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues
Aktualitet

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

20 Gusht, 2025 8:32 pm
CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë
Bota

CIA: Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po veprojnë në Bosnjë

20 Gusht, 2025 8:22 pm
Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia
Aktualitet

Zhdukja e ish-zv/drejtori të AKSHI-t, reagon zyrtarisht policia

20 Gusht, 2025 7:54 pm
SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë  të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

SHBA sanksionin të tjerë gjyqtarë e prokurorë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20 Gusht, 2025 7:46 pm
Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Zhduket ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t!Familjarët bëjnë denoncim në polici

20 Gusht, 2025 7:15 pm
Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit
Rajoni

Ngërçi në Kosovë, BE inkurajon partitë politike për konstituimin e Parlamentit

20 Gusht, 2025 7:09 pm
Para
Italia/ 121 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia/ 121 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Tiranë/ Gjendet i pajetë një person në rrugë

Makina përplas 2 këmbësorë në Tiranë

VIDEO/Grushte e shkulje flokësh, sherr vajzash gjatë ndeshjes së futbollit

VIDEO/Grushte e shkulje flokësh, sherr vajzash gjatë ndeshjes së futbollit

TE FUNDIT

Trump bën lëmsh emrat e shteteve: Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë!

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt
20 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë...

Lexo më shumë

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore

Serbi/Ambasadori i BE bën thirrje për hetime ndaj përdorimit të forcës policore
20 Gusht, 2025

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb,...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve,Ministria e Mbrojtjes:6 vatra janë shuar, 2 të tjera ende aktive

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
20 Gusht, 2025

Gjatë ditës së sotme, 20 gusht, janë raportuar 12 vatra zjarri. Nga to janë shuar gjashtë, dy janë aktive ndërsa...

Lexo më shumë

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj

Si ka ndryshuar sundimi mbi Krimenë ndër shekuj
20 Gusht, 2025

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka thënë dikur se gadishulli ukrainas i Krimesë, i cili është nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com