Një autobus me 29 pasagjerë të huaj në Slloveni ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.
Sipas mediave të huaja pasagjerët në autobus ishin nga Rumania dhe kryesisht në moshën mbi 50 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa autoritet po kryejnë një kontroll teknik të autobusit për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit tragjik.
Mësohet se ka edhe të plagosur, por numri i tyre ende nuk bëhet i ditur./Opinion.al