Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sllovakia: Është koha të vendosim për dërgimin e avionëve MiG-29 në Ukrainë

2023/03/09 at 5:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sllovakia: Është koha të vendosim për dërgimin e avionëve MiG-29 në Ukrainë

Sllovakia duhet të marrë vendim për dërgimin e avionëve luftarakë MiG-29 në Ukrainë, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad, duke iu referuar flotës prej 11 avionësh që u tërhoq nga përdorimi verën e kaluar. Por, jo të gjithë këta avionë janë në gjendje operacionale.

“Mendoj se është koha që të marrim një vendim”, shkroi Nad në Facebook.

“Njerëzit po vdesin në Ukrainë, ne vërtetë mund t’iu ndihmojmë, nuk ka vend për të bërë politikë”, shtoi ai.

Nad tha se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Polonisë gjatë takimit të Bashkimit Evropian të mërkurën dhe tregoi se i është thënë se Polonia do t’i bashkohej procesit për t’i dërguar Ukrainës avionët MiG-29.

Shtetet perëndimore i kanë dhënë Ukrainës armë, por deri më tani kanë refuzuar që t’i dërgojnë avionë luftarakë. Polonia ka shprehur vullnet që të dërgojë avionë nëse formohet një koalicion shtetesh për këtë çështje.

Të enjten, shefi i zyrës së presidentit të Polonisë, Pawel Szort, i tha Radio Puls se numri i avionëve do të ishte më i ulët sesa 14 tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman, që Polonia ka premtuar se do t’i dërgojë në Ukrainë.

“Sigurisht se nuk do të korrespondojë me numrin e Leopardëve që janë dërguar. Ne sigurisht se do ta bëjmë këtë përmes një koalicioni më të gjerë ndërkombëtar”, tha Szrot.

Shtetet që janë në krahun lindor të NATO-s, sikurse Polonia dhe Sllovakia, kanë qenë mbështetëse të fuqishme të Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin vitin e kaluar.

Përkushtimi i Varshavës për fqinjët e saj ka kontribuar që të shtyjë edhe shtetet e tjera evropiane t’i japin Ukrainës armë të rënda, përfshirë tanke, që deri pak kohë më parë ishin kundërshtuar nga disa qeveri, përfshirë atë gjermane.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, muajin e kaluar deklaroi se shteti i tij do të nisë diskutimet për dërgimin e avionëve, pas kërkesës së Kievit.

Ekzekutivi i Heger është Qeveri në detyrë deri në zgjedhjet që do të mbahen në shtator, dhe Nad tha se ishte i gatshëm që ta përfshijë edhe Parlamentin në vendimin për planin e dërgimit të avionëve në Ukrainë.

Ju sugjerojmë

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari
Kronikë

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari

22 Shtator, 2025 10:32 am
Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik

22 Shtator, 2025 10:23 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Shkarkimi i Erion Veliajt, Komisioni i Ligjeve në Bashki mblidhet nesër për…

22 Shtator, 2025 10:13 am
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027

22 Shtator, 2025 10:01 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Shkodër/ Asgjësohen mbi 8 mijë bimë kanabisi, procedohen 5 kryetarë fshatrash

22 Shtator, 2025 9:56 am
Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë
Bota

Fjalimi i Diellës në një forum ndërkombëtar: Ari i ri nuk është i fshehur nën tokë

22 Shtator, 2025 9:18 am
Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez
Aktualitet

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez

22 Shtator, 2025 8:42 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, java nis me kthjellime

22 Shtator, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 shtator 2025

22 Shtator, 2025 7:59 am
GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Para
Këshilli i BE-së dritë jeshile për vizat e Kosovës, Xhaçka: Vonesë e pajustifikuar

Këshilli i BE-së dritë jeshile për vizat e Kosovës, Xhaçka: Vonesë e pajustifikuar

Çfarë nënkupton për Ukrainën rënia e Bahmutit?

Çfarë nënkupton për Ukrainën rënia e Bahmutit?

Opinion, 8 mars 2023/ Gratë më influente në historinë e shqiptarëve!

Opinion, 8 mars 2023/ Gratë më influente në historinë e shqiptarëve!

TE FUNDIT

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari
22 Shtator, 2025

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Roseljo Arifi  në shëpinë e tij në Shkodër, I riu dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal...

Lexo më shumë

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sot dëshmon diplomati britanik
22 Shtator, 2025

Pas dëshmive të ish-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin dhe dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje,...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Erion Veliajt, Komisioni i Ligjeve në Bashki mblidhet nesër për…

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
22 Shtator, 2025

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e këshilltarëve socialistë për shkarkimin...

Lexo më shumë

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027

“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
22 Shtator, 2025

Delegacioni i BE ka uruar qeverinë “Rama 4” disa ditë pas betimit në Presidencë. Në reagimin e delegacionit në BE...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com