Skuadra franceze Reims ka shpallur si lojtarin më të mirë të muajit futbollistin kosovar, Arbër Zeneli.
24-vjeçari ka shkëlqyer në këtë periudhë në kampionatin francez, ku nuk iu desh shumë kohë për t’u përshtatur.
Zeneli shkoi të Reims në muajin janar dhe është aktivizuar në 13 ndeshje, ndërsa ka shënuar në dy sfida në transfertë ndaj Dijon dhe Montpellier.
Po ashtu, ai ka asistuar për gol në katër raste./ Opinion.al E.Xh.