15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa janë sekuestrua nga policia në Skrapar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona.
Mësohet se në kërkim janë kryetari i fshatit të Barçës në Çorovodë dhe poseduesi i lëndës narkotike. Policia bën me dije se, lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në banesën dhe magazinën e D. H. Po ashtu, përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi dhe një armë gjahu.
Mbi dy personat e shpallur në kërkim, rëndojnë akuzat për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu.
Shpallet në kërkim kryetari i fshatit, poseduesi i lëndës narkotike.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. H., 42 vjeç, kryetar i fshatit Barç, Çorovodë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”./ Opinion.al E.Xh.