Aktualitet

Skolioza, çfarë është dhe si mund ta korrigjojmë?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 12/12/22 |
Opi Nion

Shtylla kurrizore nuk është e drejtë por ka disa kurba natyrale. Disa njerëz e kanë shtyllen kurizore të përkulur anash dhe të rrotulluar. Përkulja anash e shtyllës kurrizore kur është më e madhe se 10° quhet Skoliozë. Në fakt skolioza është një deformim 3 dimensional i shyllës kurrizore. Ndryshe nga qëndrimi i keq (postura e keqe), në skoliozë këto përkulje nuk mund të korrigjohen thjesht duke mësuar si të qëndrojme drejt. Në radiografi, shtylla kurrizore e një personi me skoliozë duket si shkronja “S” ose “C” dhe nuk është e drejtë.

Shkaqet dhe llojet e Skoliozës

Skolioza është disi e rrallë dhe prek rreth 2-3% të popullsisë.

Shumë semundje mund të shkaktojnë skoliozë ose të shoqërohen me skolioze, duke përfshirë paralizën cerebrale, spina bifida, distrofia muskulare, atrofia muskulare kurrizore dhe tumoret. Megjithatë, mbi 80% e rasteve janë idiopatike – domethënë qe nuk ka asnjë shkak të njohur dhe shpesh diagnostikohen në njerëz përndryshe të shëndetshëm.

Klasifikimi sipas etiologjisë:

  1. Skolioza idiopatike: nuk dihet shkaku, forma më e shpeshtë (80%)
  2. Skolioza kongjenitale (e lindur): defekte në formimin e shtyllës kurrizore para lindjes
  3. Skolioza neuromuskulare: shkaktuar nga çrregullime neuromuskulare (paraliza cerebrale, spina bifida, atrofia muskulare kurrizore)
  4. Skolioza sindromike: sindromi Marfan, sindromi Ehlers-Danlos, sindromi Doën etj

Skolioza idiopatike kategorizohet në bazë të moshës në të cilën fillon.

Fillimi i hershëm

Skolioza infantile shfaqet tek fëmijët deri ne 3 vjeç

Skolioza juvenile shfaqet te fëmijët e moshës 3 – 10 vjeç.

Fillimi i vonë

Skolioza idiopatike tek adoleshentët shfaqet ndërmjet moshës 10 dhe 18 vjeç.

Skolioza degjenerative e të rriturve, e njohur edhe si skolioza “de novo”, fillon tek të rriturit për shkak të degjenerimit të disqeve intervertebral, artritit të artikulacioneve intervertebral dhe kolapsit te hapësirës së diskut.

Për shfaqjen e skoliozës idiopatike të adoleshentëve janë përgjegjës disa gene, që do të thotë se është e trashëguar. Në një familje mund të ketë më shumë se një person me skoliozë. Arsyeja e saktë pse shtylla kurrizore përkulet anash mbetet e panjohur (idiopatike).

Femrat rrezikojnë 3-4 here më shumë se meshkujt që skolioza të zmadhohet.

Shenjat dhe Simptomat

Skolioza idiopatike te adoleshentët zakonisht nuk shkakton  dhimbje apo crregullime neurologjike si dobësi ose mpirje të këmbëve. Shumica e pacientëve funksionojnë normalisht.

Disa nga simptomat ose shenjat që hasen më shpesh janë:

Kraharori dhe koka të zhvendosur në njërën anë

Një prej shpatullave është më e dalë se tjetra

Asimetria e belit

Një sup më i lartë se tjetri

Një ijë më e lartë se tjetra

Pabarazia e pjesës së përparme të gjoksit

Skolioza idiopatike te adoleshentët diagnostikohet në bazë të ekzaminimit mjekësor dhe radiografisë të shtyllës kurrizore me gjatësi të plotë. Gjatë ekzaminimit mjekësor i kërkohet fëmijës të përkulet përpara. Ky test quhet testi Adams dhe shërben për të vlerësuar rrotullimin e ruazave të shtyllës kurrizore si dhe për të dalluar skoliozën nga qëndrimi i keq. Këndi i kurbës matet sipas metodës Cobb në radiografinë e shtyllës kurrizore. kurba duhet të jetë së paku 10 gradë që të konsiderohet Skoliozë. Kurba mund të jetë në pjesën e sipërme (proksimale te kraharorit), të mesme (kryesore të kraharorit) ose të poshtme (lumbare).

Dr. Anis Kokaveshi /Kirurg Ortoped

Kontaktoni : 04 23 90 000

Pas