Duke filluar nga mesnata e sotme Skocia do të hyjë në shtetrrethim për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Kryeministrja Nicola Sturgeon lajmëroi masat e reja, që parashikonin mbylljen e shkollave deri në shkurt. Ndërkohë, sipas rregullave të reja, Skocezëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe do të mund të lëvizin vetëm për arsye shëndetësore dhe për të blerë ushqime.
Gjithashtu, dy persona nga dy familje do të mund të takohen në natyrë. “Është thelbësore që të kufizojmë më tej bashkëveprimin midis familjeve të ndryshme për të ndaluar përhapjen dhe për ta kthyer situatën nën kontroll, ndërsa ne vaksinojmë më shumë njerëz,” tha Sturgeon.
Britania e Madhe vazhdon të luftojë me një variant të ri të COVID-19, që sipas ekspertëve është më i transmetueshëm se variantet e tjera që qarkullojnë aktualisht./Opinion.al