Është seriali i parë, më i gjati, më i ndjekuri nga shqiptarët, i transmetuar nga TVSH-ja në mesvitet ’80. “Skllavja Izaura”, i prodhuar nga kompania braziliane “Rede Globo” në vitin 1976, konsiderohet si një ndër telenovelat më të famshme dhe sipas një anketimi është prodhimi televiziv më i shitur dhe i dubluar, i transmetuar në 130 vende të botës. Në Rusi u bë kaq popullor sa fjala portugeze “fazenda” (fermë) filloi të përdorej në gjuhën dhe komunikimin e përditshëm.
Sipas romanit të Bernardo Guimares, me skenar të Gilberto Bragës e regji të Herval Rossano, interpretuar nga Lucelia Santos e Rubens De Falcon në rolet e Izaurës e Leoncio, telenovela me 100 seri shumë emocionante bazohet në historinë e një skllaveje të bardhë dhe lidhjes së saj me padronin Leoncio, që i kthyer nga Europa braktis gjithçka vetëm për dashurinë me Izaurën. Në Shqipëri është ndjekur me shumë interes, nga çdo moshë dhe çdo ditë të javës kur transmetohej, të gjithë të ndikuar nga ngjarjet, muzika tejet argëtuese, qëndronin para ekranit. Ndikimi i tij ishte i madh, sa emri Izaura ishte mjaft i preferuar për të sapolindurat./VOAL