Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’kishte kuorum!” Opozita kërkesë kryetares së Kuvendit të deklarojë të pavlefshëm votimin në seancën e sotme 

2024/03/07 at 3:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mbyllet seanca plenare, mazhoranca voton projektligjet, opozita kundërshton 

Grupi Parlamentar i opozitës, Gazment Bardhi, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kryetares së Kuvendit, kërkon deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare. 


Kjo kërkesë i është dërguar për dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, dhe argumenton fakti se votimi është kryer në shkelje të kushtetutës pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm. 

Kërkesa e plotë: 

Kërkesë për deklarimin e pavlefshmërisë/anullimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 07.03.2024. 

Drejtuar: 

Znj. Lindita NIKOLLA Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë 

Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën 

Për dijeni: SH.T.Z. Bajram BEGAJ President i Republikës 

E nderuar Znj. Kryetare e Kuvendit, Të nderuar anëtarë të Sekretariatit, 

Në rendin e ditës të seancës plenare të datës 07.03.2024, ishin të përfshira për shqyrtim 4 projektligje, përkatësisht: 

  1. a) projektligji “Për burimet ujore”,
  2. b) projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015 “Për Turizimin”, të ndryshuar,
  3. c) projektligji “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe
  4. d) projektligji “Për një ndryshim në Ligjin nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, të ndryshuar”.

Me propozim të deputetes Evis Kushi dhe kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, është përfshirë në rendin e ditës edhe projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin profesional”. 

Nga verifikimi i kryer nga drejtuesja e seancës për numrin e deputetë të pranishëm 

kanë rezultuar 68 deputetë, të cilët kanë marrë pjesë në votimin për prezencën dhe më pas për votimine pesë projektligjeve të sipërcituara. Nga ana ime si deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, është ngritur në mënyrë të përsëritur mungesa e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, çka i bënte votimet e kryera për pesë projektligjet absolutisht të pavlefshme. 

Konkretisht, neni 78, pika I e Kushtetutës parashikon se: “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij. përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar.”. 

Në interpretim të kësaj dispozite, Gjykata Kushtetuese është shprehur: “Numri i anëtarëve të pranishëm për zhvillimin e procedurave vendimmarrëse është të paktën gjysma plus një e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra 71 deputetë, Rritja e pranisë në proçesin e votimit mbi kuorumin e domosdoshëm sjell rritje të numrit të anëtarëve që votojnë. Vendimi i Kuvendit konsiderohet i miratuar kur për të kanë votuar pro jo më pak se gjysma plus një e anëtarëve që janë të pranishëm.” (shih vendimin nr. 29, datë 21.10.2009 të Gjykatës Kushtetuese). Më tej, duke elaboruar qëndrimin e saj, Gjykata është shprehur se: “Gjykata konfirmon qëndrimin e saj se për përcaktimin e kuorumit në një proces votimi duhet t’i referohemi vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar dhe jo numrit të përgjithshëm të deputetëve që ndodhen në sallë dhe që nuk votojnë. Gjykata çmon se një deputet që nuk shpreh vullnet me votën e tij dhe si rrjedhojë nuk ndikon në proçesin e votimit në Kuvend nuk duhet të llogaritet në konceptin “shumicë e të pranishmëve” për efekt të kuorumit të votimit. Nëse do të pranonim të kundërtën, atëherë do të prodhohej një rritje artificiale dhe e pajustifikuar e kuorumit, gjë e cila nuk është në përputhje me qëllimin e ligjvënësit.” (shih vendimin nr. 44, datë 07.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese). 

Në zbatim të Kushtetutës, dhe vendimeve të sipërcituara të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 85, datë 18.07.2019, ka ndryshuar nenin 55 të Rregullores së Kuvendit, i cili parashikon se: “2. Kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë. 4. Për përcaktimin e kuorumit dhe të shumicës së deputetëve, sipas parashikimit të pikës 3 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit i referohet vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar.”. Pra, për vlefshmërinë e një proçesi votimi kërkohet jo vetëm që 71 deputetë të jenë të pranishëm në sallë, por 71 deputetë të marrin pjesë efektivisht në votim. Në të kundërt, siç është shprehur Gjykata Kushtetuese, një deputet që nuk merr pjesë në votim, nuk mund të përllogaritet për efekt të kuorumit. Ky është qëllimi që neni 56 i Rregullores parashikon detyrimin e Kryetarit të Kuvendit për të verifikuar kuorumin e nevojshëm përpara çdo votimi dhe në rast se kuorumi mungon, Kryetari e shtyn votimin ose e anulon atë. 

Në rastin konkret, për të pesë projektligjet e votuara, numri i deputetëve që kanë marrë pjesë në votim ka qenë më i ulët se kuorumi minimal i kërkuar nga neni 78, pika 1, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 55, pika 2, e Rregullores së Kuvendit. Ky pretendim është ngritur në seancë në mënyrë të përsëritur nga ana ime, por çuditërisht nuk është marrë në konsideratë, çka i bën shkeljet e kryera me dashje të plotë. Në rast kur votimi kryhet në kundërshtim me Kushtetutën ose Rregulloren e Kuvendit, neni 61 parashikon se ai është i pavlefshëm, e për rrjedhojë Kryetarja e Kuvendit, pasi merr mendimin e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet, urdhëron anullimin e votimit dhe përsëritjen e tij. Qëllimisht për shkak të mungesës së kuorumit, drejtuesja e seancës nuk shpalli në asnjë rast numrin e votave për secilin votim dhe as rezultatin e përmbledhur të këtij votimi. 

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 78, pika 1 të Kushtetutës, nenit 55, pika 2 dhe nenit 61, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj deklarimin e pavlefshmërisë/anullimin e votimeve të kryera në seancën plenare të datës 07.03.2024, për shkak të mungesës së kuorumit. 



Ju sugjerojmë

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
Rajoni

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25 Shtator, 2025 6:26 pm
VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median
Bota

VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median

25 Shtator, 2025 5:26 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
Bota

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

25 Shtator, 2025 4:26 pm
Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Para
VIDEO/I riu shqiptar që transportonte drogë përplas motorin e policisë, policia greke i qëllon drejt mjetit

VIDEO/I riu shqiptar që transportonte drogë përplas motorin e policisë, policia greke i qëllon drejt mjetit

I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia Haki Mehmeti

I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia Haki Mehmeti

90% e divorceve mbyllen pa marrëveshje/ Sociologët: Zgjidhja e martesës paragjykohet ende

90% e divorceve mbyllen pa marrëveshje/ Sociologët: Zgjidhja e martesës paragjykohet ende
















TE FUNDIT

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
25 Shtator, 2025

“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Për përplasjet mes Izraelit...

Lexo më shumë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
25 Shtator, 2025

Retorika ndryshuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me mundësinë e Ukrainës për të rifituar të gjitha territoret...

Lexo më shumë

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
25 Shtator, 2025

Portreti i Joe Biden nuk është më në Shtëpinë e Bardhë! Presidenti Donald Trump duket se ka bërë sërish ndryshime...

Lexo më shumë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
25 Shtator, 2025

I papritur ishte emërimi i ish-deputetes së LSI, Silva Caka në postin e zëvendësministres së Brendshme nga kryeministri Edi Rama....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com