Një gjyqtare në Vlorë ka rënë pre e hajdutëve të cilët kanë thyer shtëpinë e saj kur familja ishte me pushime. Policia jep vetëm inicialet, bëhet fjalë për K. Gj. 40 vjecce, e cila është gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës.
Autorët kanë mundur të futen nga dritarja e shtëpisë dhe kanë marrë disa sende me vlerë. Denoncimi është bërë nga vetë gjyqtarja, e cila sapo ka mbërritur në banesë, ka konstatuar rrëmujën dhe më pas sendet e marra.