Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sketerra shqiptare dhe 8 dite vrasje 2016

2016/01/08 at 9:47 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sketerra shqiptare dhe 8 dite vrasje 2016

Nga KRESHNIK SPAHIU

 Viti 2016 ka aguar i zi për shqiptarët. 8 ditë, 8 vrasje, 7 aksidente, 5 plagosje. 15 vite më parë kur qeveriste socialisti Fatos Nano publikuam një dosje me 15 familjet mafioze shqiptare. Publikimi hapi shumë debate dhe kritika mes analistëve.

Të dhënat e një shërbimi inteligjent perëndimor të cilat u pasqyruan në media prej nesh, hidhnin dritë mbi themelimin e strukturave të familjeve mafioze të ngritura mbi parimet e pastrimit të parave dhe lidhjeve fisnore me politikën e qeverisë dhe opozitës së atëhershme.

Shumë nga këto familje përbënin krahun e armatosur të disa qarqeve politike të cilat me kalimin e kohës u “shkolluan” dhe “diplomuan” në kioskat universitare. Atëhere familja më e madhe mafioze e kishte epiqendrën në Tropojë dhe kishte kryer mbi 54 vrasje përfshirë dhe liderin e opozitës Azem Hajdarin.

Padrino i familjes Haklaj ishte, Fatmiri vëllai i madh i fisit Haklaj që mbante edhe postin e drejtorit të policisë së Tropojës dhe kishte ekzekutuar me dorën e tij disa persona; por kishte përfshirë në bandë persona në gjini dhe farefis. Kunati i tij, Feriz Kërnaja kishte kaluar burgun në një qeli me ish-Kryeministrin Nano.

Disa banda të tjera që u formësuan si familje mafioze dhe u bënë sponsor të fushatave elektorale, por tre prej tyre ebazuan biznesin mbi sektorin e ndërtimit duke u mbështetur te ish-kryetari Bashkisë Edi Rama.

Disa herë ish-ambasadori amerikan James Jefry i kishte tërhequr vëmendjen Edi Ramës per lidhjet e papranueshme me krimin e organizuar dhe vrasës të rrezikshëm në kryeqytet. Viti i ri hyri me bilanc lufte. Brenda 8 ditësh të vitit kalendarik 2016 janë regjistruar 15 viktima nga krimi. 8 nga vrasjet dhe 7 nga aksidentet.

Mesatarja një vrasje në ditë kaloj rekordin e Afganistanit dhe Irakut të cilat relativisht me numrin e popullsisë kanë një mesatare 1 vrasje në tre ditë por kanë një popullsi disa herë më të madhe se Shqipëria. Policia, Qeveria, opozita dhe media heshtën dje dhe s’guxuan të transmetojnë jo emrat e 30 të ndaluarve por as të deklaronin më pas lirimin e tyre.

Kodi i heshtjes pllakosi gjithë ekranet dhe faqet e gazetave në mëngjes apo portalet online. Nuk ishte frikë, nuk ishte harresë, nuk ishte neglizhencë. Thjesht shteti janë ata. Familjet mafioze nuk janë më fshatarë të pagdhëndur si “Halkaljt” që vetëm vrisnin dhe shëtisnin me kallashnikov në qytet. “Haklat” e rinj sot kanë kollare dhe jaka të bardha. Mafia shqiptare sot është brenda dhe pjesë e qeverisë, kuvendit, institucioneve, partive, medias. Ata janë vetë shteti.

Shqiptarët mbyllen në shtëpi dhe janë indiferent për çfarë ndodh jashtë pragut të shtëpisë, por ditën qe do të zgjohen do kuptojnë që në vendin ku u lindën dhe u rritën, përveç pronës, familjes dhe profesionit që nuk kanë vlerë, tashmë, çmimi është zero edhe për jetën e tyre. Thjesht jeta e një shqiptari nuk vlen asnjë cent. Mjerë ju që nuk kuptoni se ku jetojnë fëmijët tuaj. Fillimi 2016 nuk është rastësi por preludi i një lufte civile që shfaqet në horizont.

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Policja arrestoi bosin e drogës, ja fotot nudo që i publikon mafia

Policja arrestoi bosin e drogës, ja fotot nudo që i publikon mafia

Xhihadistja torturon vajzën, doli pa veshjen islame

Xhihadistja torturon vajzën, doli pa veshjen islame

Ylli i operas Ermonela Jaho, nga Shqipëria komuniste në New York

Ylli i operas Ermonela Jaho, nga Shqipëria komuniste në New York

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com