Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, një video ku shfaqet rruga e Myzeqesë.
Krahas videos Rama shkruan se nuk e pranon dot kur qeverinë e tij e kritikojnë se nuk ka investuar në fshatra. Kryeministri pretendon se kabineti i tij ka bërë shumë për fshatrat në vend duke sjellë si shembull Myzeqenë.
Postimi i Ramës
I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin?
JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET ME SHUME AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh?) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore?
#ShqipëriaqëDuam☀️??/ Opinion.al E.Xh.