Skëndërbeu ka fituar në mbrëmje kundër Vllaznisë me rezultatin 3-1 dhe vazhdon ndjekjen në tabelën e klasifikimit ndaj Partizanit. Hamdi Salihi më dy golat e tij u ka dhënë fund shpresave të shkodranëve për të marrë një rezultat pozitiv në Korçë, edhe pse kaluan të parët në avantazh.