Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku pak minuta më parë në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me dënimin e skuadrës së Skëndërbeut nga UEFA dhe vendimin e KAS.
Shulku ka konfirmuar se korçarët do të hetohen dhe edhe nga Komisioni i Etikës, pranë FSHF-së dhe se rrezikojnë titullin kampion.
“Skënderbeu është skuadra kampione në fuqi. Për momentin i kemi kërkuar UEFA-s, dosjen e plotë të dënimit të korçarëve dhe pasi ta kemi atë në dorë, do të vendosë Komisioni i Etikës edhe për çështjen e titullit kampion”, ka thënë ai.