Sot pasdite po luhen ndeshjet e fundit të Supërligës Shqiptare për këtë sezon.
Vëmendja është përqëndruar në stadiumin e Vlorës, ku Flamurtari ndeshet me Skënderbeun që kërkon titullin e gjashtë radhazi.
I pranishëm në shkallët e stadiumit është edhe kryeministri Rama dhe Zv.kryeministri Peleshi.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0 për Skënderbeun.
Ndërkohë një tjetër sfidë po luhet në Tiranë mes Partizanit dhe Teutës.
Pjesa e parë përfundoi me fitoren e “demave të kuq”, me rezultatin 1 me 0.