Sport

Skënderbeu i pafuqishëm, mposhtet nga Kukësi


               Publikuar në : 20:07 - 24/04/19 |
Opi Nion

Kukësi ka fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

Korçarët u mposhtën me rezultatin  2 – 1 duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.

Goli i parë i kësaj sfide u shënua nga Reginaldo në minutën e  20’, ndërsa në pjesën e dytë ishte Shkurtaj i cili shënoi sërish për Kukësin.

Pas golave të pësuar, korçarët u përpoqën të kundërpërgjigjeshin duke shënuar një gol në minutën 61 me anë të sulmuesit Devi Bregu. Por ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për trembur Kukësin, i cili doli triumfues nga fusha.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër mes Luftëtarit dhe Tiranës, nuk është shënuar asnjë gol. Po ashtu, sfida e luajtur në Gjirokastër nuk pati shumë raste, duke shtyrë gjithçka për ndeshjen e kthimit në kryeqytet.

Kujtojmë që, gjysmëfinalet e dyta do të zhvillohen më 8 maj./ Opinion.al E.Xh.

Pas