Kukësi ka fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.
Korçarët u mposhtën me rezultatin 2 – 1 duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.
Goli i parë i kësaj sfide u shënua nga Reginaldo në minutën e 20’, ndërsa në pjesën e dytë ishte Shkurtaj i cili shënoi sërish për Kukësin.
Pas golave të pësuar, korçarët u përpoqën të kundërpërgjigjeshin duke shënuar një gol në minutën 61 me anë të sulmuesit Devi Bregu. Por ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për trembur Kukësin, i cili doli triumfues nga fusha.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër mes Luftëtarit dhe Tiranës, nuk është shënuar asnjë gol. Po ashtu, sfida e luajtur në Gjirokastër nuk pati shumë raste, duke shtyrë gjithçka për ndeshjen e kthimit në kryeqytet.
Kujtojmë që, gjysmëfinalet e dyta do të zhvillohen më 8 maj./ Opinion.al E.Xh.