Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe eksperti i Shëndetësisë pranë PD Gazmend Koduzi kanë zhvilluar debat në lidhje me pacientët që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
LEXO EDHE – Pas daljes nga burgu, ndërron jetë Nehat Kulla
Ditën e sotme u njoftua vdekja e Nehat Kullës. Si fillim vdekja e tij u raportua si pasojë e një arresti kardiak por shefi i urgjencës Skënder Brataj ka deklaruar se ai ka vdekur për shkak të Covid-19.
Në një intervistë televizive, Brataj deklaroi se shkak zyrtar për vdekjen e Nehat Kullës ka qenë Covid -19.
“Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19.”- deklaroi ai.
Disa javë më parë edhe vëllai i Nehat Kullës, punonjës në doganë humbi jetën për shkak të COVID-19. /Opinion.al